Fluks vizitorësh në Galerinë Kombëtare të Arteve
TIRANË- Galeria Kombëtare e Arteve, një ndër të pakta institucione që edhe në këto muaj të nxehtë vere qëndron e hapur për vizitorët ka patur gjatë kësaj periudhe rreth 400 vizitorë të huaj në javë.
Sipas drejtuesve të galerisë, numri i vizitorëve gjatë verës në Galerinë e Arteve rritet sepse përkon edhe me ardhjen e turistëve të huaj.
"Muajt e fundit, sidomos qershori dhe korriku, sollën në hapje të ekspozitës, trupën e huaj diplomatike të akredituar në Shqipëri, i cili besoj se ka bërë edhe një punë të mirë në propagandimin e kësaj ekspozite te turistët e huaj që vijnë të vizitojnë Shqipërinë",- tha në një deklaratë për mediat Genti Gjikola, nga sektori i ekspozitave.
Vizitorët shqiptarë dhe të huaj gjejnë në Gelerinë e Arteve ekspozitën e fotografit anglez Marin Parr, pjesë e së cilës është edhe cikli "Shqipëria 1990", që ka tërhequr mjaft turistët e huaj që duan të njohin një Shqipëri ndryshe nga kjo e vitit 2011-të. Krahas kësaj ekspozite, vizitorët i tërheq edhe pjesa muzeale e Galerisë, veçanërisht piktura e realizimit socialist.
Ekspozita e Martin Parr, e hapur më 15 qershor, ka rezultuar, sipas drejtuesve të GKA-së, më e frekuentuara gjashtë mujorin e parë të këtij institucioni. Ajo do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri në 7 gusht.
(atsh/BalkanWeb)