E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç:UNMIK-EULEX të vendosin siguri në Kosovë

Presidenti i Serbisë Boris Tadic i ka bërë thirrje misioneve ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK dhe EULEX që, siç është shprehur ai, të vendosin sundimin e ligjit dhe të sigurojnë një jetë të qetë për të gjithë banorët e Kosovës. "Pesë vjet pas pogromit ndaj serbëve, që ka ndodhur më 17 mars 2004, në Kosovë ende nuk ka siguri, liri të lëvizjes, drejtësi, energji elektrike, ujë, dhe as respektim të normave themeltare të civilizimit", ka deklaruar Boris Tadic. Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe. Duke rikujtuar pasojat ndaj njerëzve dhe objekteve të kultit që kanë pësuar me atë rast, Tadic ka theksuar se as pas pesë vjetësh, përgjegjësit për këtë dhunë, të cilën e cilësoi si të organizuar, nuk janë dënuar. Tadiq ka përsëritur frazën e tij të njohur se, Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe ka shtuar se ajo do të mbrojë integritetin e saj territorial me mjete paqësore, diplomatike dhe ligjore para institucioneve ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›