E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminohet kampionia olimpike

Atletja britanike, Christine Ohuruogu, ka mbetur jashtë finales në vrapim 400 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës që po mbahet në Daegu. Ohuruogu është diskualifikuar gjatë garave kualifikuese. Ohuruogu 27-vjeçare është kampione olimpike dhe gjatë këtij edicioni ka pasur probleme të mëdha me lëndime. Ajo u diskualifikua për shkak të startit të gabuar. "E kam ditur menjëherë se unë isha ajo që gaboi. Nuk po mund të besoj një gjë të tillë. Thjesht kam dashur një start të mirë, sepse e dija që kundërshtaret i kam të forta", tha Ohuruogu. Ohuruogu pritet të tregohet më e suksesshme në vrapimin stafetë 4x400 metra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›