E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj 70 e nxenesve ne Universitet

Rreth 44 mijë maturanë në rang republike  i janë nënshtruar provimit të fundit në lëndët me zgjedhje.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj ka zgjedhur shkollën e Mesme Profesionale “ Ali Myftiu”  në  Elbasan për t'u uruar maturantëve suksese. Nga Elbasani kreu Ministri Tafaj tha se janë miratuar kuotat për pranimet në universitetet publike dhe se 70 % e maturantëve kanë mundësi që të përfitojnë nga shërbimi me kohë të plotë dhe pjesa tjetër të ndjekë studimet e larta me sistemin Part â€"Time nëse dalin me rezultat pozitive.  

Ministri Tafaj ka theksuar faktin se matura nga viti në vit ka pësuar ndryshime pozitive dhe se plotëson standardet për t'u njohur nga vendet e BE â€"së, në mënyrë që të gjithë maturantët  që  dëshirojnë të ndjekin arsimin e lartë jashtë vendit, të pranohen në universitetet e tyre.

Kreu i Arsimit ka njoftuar të gjithë maturantët se mesditën e së dielës, rezultatet e provimit të matematikës mund të jenë hedhur në sistem dhe maturantët në bazë të kodit të tyre identifikues mund të njihen me përgjigjet e këtij provimi. Ministri Tafaj ka vizituar disa shkolla në Elbasan, duke ndjekur nga afër procesin e provimit.   
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›