Tafaj dhe Ksera angazhohen në ndryshimin e ligjit për arsimin profesional
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Arsimit dhe Formimit Profesional i kryesuar nga ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dhe ministri Spiro Ksera kanë zhvilluar një takim për ndryshimet në arsimin e formimit profesional. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Myqerem Tafaj vlerësoi se këto ndryshime shumë të rëndësishme, janë mekanizma që do të mundësojnë rritjen e fleksibilitetit në këndvështrimin financiar të shkollave të autonomisë, të shkollave profesionale dhe qendrave të
formimit professional. Gjithashtu Tafaj bëri me dije se ka edhe disa ndryshime që do të diskutohen me grupet e interesit që kanë të bëjnë me nxitjen e vetëpunësimit të të rinjve që përfundojnë shkollat profesionale ose kurset e formimit Professional. Ligji i ri do të ketë ndryshime që synojnë të rrisin rolin e Këshillit, të rregullojnë raportet mes Këshillit dhe Agjencisë së Formimit Porfesional dhe të rregullojnë edhe raportet e marrëdhëniet me partnerët socialë, dhe me pushtetin vendor, pohoi Tafaj. Ndërsa Ministrit i Punës Spiro Ksera vlerësoi se formimi Professional është një hallkë shumë e rëndësishme për krijimin e vendeve të punës, dhe programet e nxitjes së punësimit. Takimi për të diskutuar për formimin Professional, për ndryshimin e legjislacionit dhe për të gjitha kërkesat që kanë ardhur nga partnerët socialë nga donatorët por edhe nga vështirësitë e hasura më parë, është shumë i rëndësishëm, që ne të arrijmë që në këto takime të krijojmë dinamikën e munguar për Këshillin, theksoi Ksera.