E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS, fond librash për bibliotekat në Shkodër

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në kuadër të nismës për t'u kontribuar me të gjitha mjetet dhe mundësitë e mundshme, për t'iu ardhur në ndihmë zonave të përmbytura në veri të vendit, ka mundur të sigurojë një fond librash, i cili arrin në shumën e 1045 450 lekëve,  dhe që do të shkojnë në dobi të bibliotekave të zonave të përmbytura të rrethit të Shkodrës, si edhe bibliotekës publike të qytetit. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,

vlerëson gjestin fisnik të z. Mehmet Gëzhilli, Drejtues i Shtëpisë Botuese Argeta LMG dhe shpreh mirënjohjen e saj për këtë shtëpi botuese, e cila ofron një ndihmë të tillë libror për institucionet kulturore dhe komunitetit e këtyre zonave. Ceremonia e rastit do të zhvillohet në Bibliotekën Publike të këtij qyteti sot në orën 12:00, në të cilën do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre, zv/ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve znj. Suzana Turku, si edhe autoritete të larta të pushtetit vendor dhe drejtues të institucioneve kulturore të qytetit. E ndërkohë që edhe më parë njerëz të artit kanë kontribuar në ndihmë të zonave të përmbytura të rrethit të Shkodrës. Kështu disa kohë më parë kanë qenë artistët e TKOB, të cilët u bashkuan në një koncert të gjithë sëbashku, duke kontribuar në një sasi të konsiderueshme parash në ndihmë të familjeve të përmbytura.

Last Updated on E Marte, 02 Shkurt 2010 22:27

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›