E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku vijon zhvlerësimin kundrejt monedhave ndërkombëtare

Leku ka humbur pikë ndaj monedhave të huaja gjatë ditës së djeshme. Në agjencitë e Tiranës 1 euro blihej me 139.29 lekë dhe shitej me 140 lekë. Dollari që është forcuar më shumë edhe kundrejt valutave të gjithë tjera blihej me 99.60 lekë dhe shitej me 100.50 lekë. Ndërsa Paundi britanik blihej me 159 lekë dhe shitej me 161.9 lekë. Monedha britanike është forcuar kundrejt asaj Europiane. Viti 2010 ndryshe nga se ishim mësuar në 3 katër vitet e mëparshme ka hyrë

me një monedhë vendase shumë më të dobësuar. Efektet e krizës nuk kanë kursyer as tregun e valutave. Raportet e lekut si ndaj euros ashtu edhe ndaj dollarit kanë ndryshuar ndjeshëm në harkun e një viti. Kështu janar të këtij viti leku këmbehet me 138.5 euro në blerje ndërkohë që në ditën e fundit të vitit pikat e këmbimit monetar e shkëmbyen atë edhe më shtrenjtë. Ndërsa sa i takon monedhës amerikane dollarit po shkëmbehet zyrtarisht në ditën e dytë të vitit me 99.97 lekë.

Last Updated on E Marte, 02 Shkurt 2010 21:55

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›