E Diel, 1 Nëntor 2026

Laci, Nica, akuza gjyqtaritStafi kurbinas ka ngritur disa herë akuza ndaj gjyqtarëve, si në ndeshjet me Gramozin Besën, Kastriotin e Dinamon

Rrjetet sociale:

Trajneri durrsak i Laçit, Stavri Nica, akuzoi gjyqtarët me në krye Ervis Pezën pas humbjes 2-1 më Teutën në “Niko Dovana”, në ndeshjen e javës së 7-të Kategorisë Superiore.

Stafi kurbinas ka ngritur disa herë akuza ndaj gjyqtarëve, si në ndeshjet me Gramozin (1-1), Besën (0-1),  Kastriotin (0-0) e Dinamon (0-1).

Sipas Nicës, në FSHF e kanë përcaktuar qysh tani se cili ekip do të zbresë në Kategorinë e Parë.

Laçi ndodhet në vendin e fundit me vetëm 5 pikë pas 7 ndeshjesh: 1 fitore (me Apolonië), 2 barazime dhe 4 humbje.

Në javën e 8-të Laçi do të presë në shtëpi Vllazninë.

Numri i klikimeve - 6898
  E Marte, 20 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›