Tafaj:Arsimi profesional gjenerator për profesionalizmin
është nënshkruar sot një marrëveshje midis Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për Arsimin dhe Formimin Profesional në Shqipëri.
Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të projektit të partneritetit mbështetur nga projekti CARDS- AFP i BE-së, "Mbështetje për Reformën në Arsimin dhe Formimin Profesional në Shqipëri".
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj theksoi se kjo marrëveshje përputhet me prioritetet që Qeveria Berisha i ka dhënë arsimit profesional si gjenerator për rritjen e shkallës së profesionalizmit për brezin e ri dhe e vlerësoi si shtysë për të rritur cilësinë e Arsimit Profesional në Shqipëri.
Marrëveshja synon që partnerët të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit arsimor, që nxjerr njerëz me aftësi për të përballuar tregun e punës dhe luftuar papunësinë. Dokumenti vendos bazat për drejtimin dhe punën që do të kryhet në ngritjen cilësore të arsimit dhe formimit profesional.
Marrëveshja mes Qeverisë, Organizatat e Punëdhënësve dhe Sindikatat ka në thelb një plan fillestar pune, me qëllim identifikimin e mundësive dhe masave për rritjen e cilësisë në arsimin profesional.
Në bazë të partneritetit, të tre palët do të punojnë së bashku për politika dhe sisteme në Arsimin dhe Formimin Profesional, të nxitur nga Korniza Shqiptare e Kualifikimeve, që është miratuar në Kuvend.