E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjithë në punë

19/03/10 15:46

Te gjithë banorët janë duke u marrë me provën e javës në ambjente të ndryshme. Jetmiri dhe Edi jaën duke punuar në kopësht për të bërë varkën e tyre me gazeta dhe në një moment Seldi hidhet në pishinë dhe për pak sa i lag varkën. Jetmiri i thotë se duhet të ketë kujdes se varka letër është dhe mund të prishet menjëherë nga uji. Më pas ta e ngrenë peshë varkën dhe e fusin brenda në pishinë.
Po ashtu dhe Kika me Domi janë në kopësht dhe punojnë për provën e javës.
Ndërsa Bertina, Klodi dhe Olta janë në kuzhinë dhe po ngjisin gazetat Shqip tek objekte të ndryshme. Po ashtu ata janë munduar të bëjn një skelet me tela në formë fustani, të cilit më pas do ti ngjisin gazeta dhe do ta veshë Olta si fustan.
Klodi ka marrë një valizhe të tijën dhe po e mbulon me gazeta, ndërsa Bertina po ngjit gazeta tek një këmishë e saj. Erioni afrohet në kuzhinë tek Bertina dhe shikon punën e saj, ajo i thotë se po bën shumë sakrifica për të marrë buxhetin maksimal dhe Erionin i përgjigjet që nuk e ka dëtyruar askush të bëjë sakrifica, por po të ketë dëshirë le të punojë ose jo. Banorët e kanë marrë shumë seriozisht këtë provë dhe vazhdojnë të punojnë për një kohë të gjatë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›