Tafili Para vrasjes se vellezerve kerkova Prele Pjetrushin te kthehej ne Shqiperi

Shkoder/ Masa e arrestit autori i vrasjes se dyfishte shoqerohet nen masa te rrepta sigurie nga specialet e RENEA-s dhe FNSH-se
Admir Tafili ripranon vrasjen por kesaj here para togave te zeza te Gjykates se Shkodres. Madje ai deklaroi se per kete krim ka vene ne dijeni vellane e tyre gjakesin Prele Pjetrushi duke i kerkuar atij te kthehej ne Shqiperi. I vrava dy vellezerit Pjetrushi per hakmarrje ndaj vrasjes qe Prele Pjetrushi kreu ndaj babait tim Bahri Tafili. Kam komunikuar me vellain e tyre Prele Pjetrushi dhe i kam thene se nese nuk kthehej ai do te hakmerresha me vellezerit e tij - pohoi dje ne gjykate Admir Tafili. Ne seancen e zhvilluar nen masa te rrepta sigurie me dyer te mbyllura 35-vjecari i akuzuar per vrasjen e dyfishte eshte shoqeruar nga forca te shumta policie dhe specialet e RENEA-s dhe FNSH-se. Madje pak para se te shkonte ora per shoqerimin e tij drejt gjykates policia kishte rrethuar rrugen e gjykates dhe cdo pellembe te vendit nga do te kalonte i arrestuari. Lidhur me dy te vraret Tafili ka shpjeguar per gjykaten I kam ruajtur per dite te tera dhe me 18 mars sapo ata kane dale me automjet nga shtepia i kam qelluar ne priten qe u kisha zene. Ndersa dy dite me pare perpara hetuesve deklaroi Une i ruajta per dy jave rresht dy vellezerit Pjetrushi isha i informuar per cdo levizje te tyre. U bera prite tek vendi afer varrezave i prita i armatosur me kallashnikov me makinen time Fiat Punto. Po une i kam vrare te dy vellezerit per te marre gjakun e babait tim te vrare. Kisha informacion per ta edhe ku dhe kur e pinin kafene. Dje ne Gjykaten e Shkodres eshte zhvilluar seanca vetem per akuzen e Vrasjes per gjakmarrje me teper se nje here ndersa nje dite me pare u zhvillua masa per akuzen e Armembajtjes pa leje.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 0710 te mengjesit te se premtes ne fshatin Grude e Re komuna Rrethina Shkoder kur personi ne arrati Admir Tafili ka qelluar per vdekje me arme zjarri Nike M. Pjetrushin 43 vjec dhe Gjovalin M. Pjetrushin 25 vjec te dy banues ne po kete fshat. Dy vellezerit Pjetrushi sapo kane dale nga shtepia dhe ndodheshin ne automjetin e tyre tip Audi jane qelluar me bresheri automatike ku per pasoje te dy kane humbur jeten ndersa autori i vrasjes mundi te largohej me shpejtesi nga vendngjarja. Autori i krimit te dyfishte eshte shtetasi Admir Tafili 35 vjec nga Shkodra te cilit ne momentin e arrestimit nga specialet e RENEA-s i eshte gjetur dhe sekuestruar nje arme zjarri pistolete tip TT e cila ishte e mbushur si dhe kater krehra me fisheke. Shkak ka qene hakmarrja pasi familja Tafili akuzon se ne nje aksion te RENEA-s ne vitin 2001 ku mbeti i vrare Bahri Tafili i kerkuar ne ate kohe per vrasjen e Skender Gecit u vra dhe ish-drejtori i policise se Shkodres Arben Zylyftari. Si pasoje ne pranga ra Genc Tafili qe u akuzua per vrasjen e Arben Zylyftarit ndersa mbeti i vrare babai i tij Bahri Tafili. Familja akuzoi per vrasjen e Bahri Tafilit ish-shefin e krimeve ne ate kohe Prele Pjetrushin ndersa e akuzoi ate edhe per vrasjen e ish-drejtorit Arben Zylyftari. Admir Tafili vellai i Gencit vjen nga Italia por arrestohet ne vitin 2002 dhe akuzohet se i ka bere prite per qellime hakmarrjeje ish-shefit te Malesise se Madhe Prele Pjetrushit te cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrare te atin Bahri Tafili.