Miku i Rames kerkonte 12 mije euro per nje dite lobimi

Adrian Severin dhe dy deputete te tjere te BE-se pranojne ryshfet nga gazetare te The Sunday Times per te lobuar per nje kompani private. Gazetaret i denoncojne
Pak kohe pasi lobimi i tij qe behej ne emer te kreut te PS-se Edi Rama per te bllokuar liberalizimin e vizave per shqiptaret deshtoi eurodeputeti rumun Adrian Severin eshte filmuar duke kerkuar 12 mije euro per ti bere ndere nje kompanie. Severin se bashku me dy deputete te tjere te Parlamentit te Bashkimit Evropian eshte denoncuar dje nga prestigjiozja britanike The Sunday Times per korrupsion dhe marrje ryshfeti ne kembim te lobimit jo te ligjshem. Ky rast ngre dyshime se Severin qe rezulton se paguhej per te lobuar ne favor te kompanive te ndryshme mund te kete marre pagesa edhe per te nderhyre kunder liberalizimit te vizave. Ai bashke me deputete te tjere rumune kerkuan ne PE pezullimin e ketij liberalizimi per shqiptaret pas 21 janarit.
Lobimi pro Rames
Eurodeputeti rumun deri dje zv.presidenti i Grupit Socialdemokrat ne Parlamentin Evropian u be i njohur ne Shqiperi pak kohe me pare pasi i doli ne krah kreut te PS-se Edi Rama kur ky akuzohej nga pjesa me e madhe e nderkombetareve per orkestrimin e protestes se dhunshme para Kryeministrise. Severin qe duket se ate kohe ishte punesuar te lobonte per Ramen beri deklarata te ashpra kunder qeverise shqiptare duke e cilesuar ate deri diktatoriale. Ajo qe zbulohet nga videoja e gazetes londineze e qe tashme ndodhet ne Youtube eshte se Severin paguhej mire per lotimin e tij. Sipas asaj qe e gjeni edhe me poshte te zbardhur ai kerkonte nje pagese prej 12 mije eurosh per cdo dite lotimi. Kjo eshte shuma qe ai ka rene dakord te marre ne kembim te perkrahjes per nje kompani private qe ne te vertete ishte thjesht nje mbulim per gazetaret. Kjo sidoqofte ka shqetesuar vetem taksapaguesit e BE-se dhe ata rumune por ajo qe duhet te shqetesoje shqiptaret jane dyshimet qe lindin vetvetiu se Severin mund te jete paguar edhe per te lobuar ne favor te Rames edhe kunder liberalizimit te vizave per shqiptaret.
Skandali
Por duket se ylli mbrojtes i kreut te PS-se nuk do te mund te qendroje gjate ne arenen politike. Menjehere dje pas denoncimit te skandalit te tij dhe dy eurodeputeteve te tjere ai ka dhene doreheqjen nga posti i zv.presidentit te socialdemokrateve ndersa kreu i ketij grupi ne Parlamentin Evropian Martin Schultz i ka kerkuar edhe qe te lere postin e deputetit duke kercenuar se ne te kundert do te ndermerrej iniciative ligjore per ta larguar Severinin nga ky pozicion. Reporteret qe ngriten gracken nuk e paten te lehte te gjenin eurodeputete te gatshem per te pranuar ryshfetin vetem Adrian Severin nga Rumania Zora Thaler nga Sllovenia dhe Ernst Strasser nga Austria pranuar ryshfetin qe iu afrua 60 deputeteve. Duket se 57 perfaqesues te tjere kane refuzuar duke i shpetuar edhe kurthit dhe duke deshmuar se bejne punen e tyre te pakorruptuar ndersa tre te kapurit jo vetem kane marre parate por edhe kane kryer punet qe u kerkuan reporteret. Dy prej tyre lane menjehere pune ndersa Severin dha doreheqjen vetem nga posti partiak por duket se edhe ai do te detyrohet te largohet nga Parlamenti prej vete grupit partiak qe perfaqesonte deri dje.
Cfare tha Severin pas takimit me Ramen
Vetem pak kohe me pare Adrian Severin deklaroi se qeveria shqiptare ishte nje diktature. Pyetja qe shtrohet ne kete rast eshte e thjeshte A ishte paguar Severin per te folur pro Rames Me poshte eshte nje pjese e deklarates se Severinit kunder qeverise shqiptare pas nje takimi me kreun e PS-se. Sigurisht ne e kuptojme qe te gjitha demonstratat duhet te zhvillohen ne menyre paqesore por nga ana tjeter ne thjesht nuk mund ta pranojme idene se qeveria perdor municione luftarake per te sulmuar demonstruesit - kritikoi qendrimin e mazhorances Adrian Severin.
Permbajtja e videos se Sunday Times ku Severin kerkon 12 mije euro per te lobuar
Reporteret A mund te propozoni nje amendament per ne
Severin Po po ok. Keshtu qe tani do te shoh se cfare mund te behet. Une mund te vendos nje amendament... Mund te kerkoj nga nje koleg te fus nje amendament.
Reporteret takohen serish me Severinin ne mars per te pare se si kane shkuar gjerat.
Reporteret Pra me thoni se cfare ndodhi deri tani A keni propozuar amendamentin
Severin Ishte nje amendament qe e vendosi dikush nga Partite Popullore dhe si ceshtje parimore une mendoj se kjo duhet bere ne te ardhmen sa me shume te mundemi sepse eshte me mire nese ne punojme me njerezit.
Reporteret Ke gjetet qe te hidhnit amendamentin ke
Severin Ke Eumlshte Bodu Sebastian Bodu eshte nje tjeter rumun eurodeputet rumun.
Reporteret Po e njoh emrin.
Severin Po por qe te pergjigjem nese ishte e thjeshte apo jo... Ne fillim ne shkuam ne grupe te ndryshme te shihnim nese mund te gjenim dike. Se dyti ishte e rendesishme ne kerkuam dhe pyetem disa por ata nuk pranuan. Keshtu qe perfundimisht duhet tia shpjegoja atij se si qendronte ceshtja. Por si perfundim ai e kuptoi dhe e mbeshteti idene ai mendon se kjo eshte nje gje e sakte jo thjesht duke e bere sepse une ia kerkova ta bente.
Reporteret A e kuptoi ai se ju po e benit ne emer te nje klienti
Severin Jo une nuk thashe asgje.
Reporteri e pyet Severinin se sa kerkon ai per rregullimin e propozimit te amendamentit.
Reporteret Njerezit na faturojne ne per nje dite une mendoj ju e dini ju keni gjysme dite. Eumlshte e veshtire.
Severin Po po. Une mendoj sepse realisht nuk i numerova une mendoj se do te ishin dy ose tri dite a mendoni se eshte ne rregull
Reporteret Pra le te themi se kjo eshte 12 mije euro.
Severin Po.
Reporteret Per tri dite.