Barnat pa recete pulla e dyfishte ndalon shitjen

Debat ne komision PS Pulla rrit cmimin e barnave. Jakaj Kostoja e pulles do te mbulohet nga importuesit
Deri ne fund te dhjetorit barnat ne vendin tone do te qarkullojne ne tregun farmaceutik me pulle njefishe. Aplikimi i pulles dyfishe do te nise janarin e vitit te ardhshem duke lene vendin tone edhe pak kohe ne skemen e abuzimit me listen e barnave te rimbursueshme dhe shitjes pa kufi te barnave pa recete. Risjellja ne vemendje e pulles se dyfishte eshte bere dje ne Komisionin Parlamentar te Shendetesise. Komisioni shqyrtoi ndryshimin e nenit 20 ne ligjin Per barnat dhe sherbimin farmaceutik ku percaktohet se me vendim te Keshillit te Ministrave me hyrjen ne fuqi kontratat e koncesionit nis aplikimi i pulles se dyfishte ne barna.
Komisioni
Drejtori i Qendres Kombetare te Kontrollit te Barnave Besnik Jakaj gjate raportimit ne komision tha se pulla e dyfishte rrit sigurine e barnave dhe ndalon njehere e pergjithmone dy fenomene pasi kontrollon dhe verifikon dhenien e barnave nga farmacisti ne perputhje me receten e mjekut ku sipas Jakaj nje nga problematikat kryesore qe hasen ne inspektimin e subjekteve farmaceutike eshte dhenia e barnave pa receten e mjekut. Ky fenomen eshte i papranueshem dhe i demshem porsa i perket efektit qe barnat duhet te japin te pacienti. Pulla e dyfishte do te shmange cdo lloj abuzimi ne kete drejtim. Pasi pulla e dyfishte ne vetvete eshte nje pulle e prodhuar ne dy pjese te cilat permbajne te njejtin informacion dhe mund te shkeputen nga njera tjetra. Njera prej tyre mund te shkeputet nga paketimi dhe te vendoset nga farmacisti ne receten e mjekut ndersa pjesa tjeter mbetet ne paketimin e barit. Me tej Jakaj shpjegoi se pulla e dyfishte do te kete rol thelbesor edhe ne skemen e rimbursimit te barnave duke dhenen ndikim te drejtperdrejte ne te. Perkatesisht ne vendimin e Keshillit te Ministrave percaktohet se ISKSH-ja nepermjet pulles se dyfishte ka mundesi efektive te kontrolloje te gjitha recetat e leshuara per barnat qe rimbursohen. Nepermjet pjeses se pulles se dyfishte te cilen farmacisti e shkeput nga paketimi i barit dhe e aplikon ne recete. ISKSH-ja mund te verifikoje saktesisht receten e leshuar nga mjeku per barin qe rimbursohet i cili shkon tek pacienti.
Por gjate mbledhjes se komisionit Parlamentar te Shendetesise pati debate dhe kundershtime te ashpra te grupit te deputeteve te majte te cilet pretendonin se vendosja e pulles se dyfishte rrit automatikisht cmimin e barnave. Deputeti i PS-se Eltar Deda tha se deri tani eshte e paqarte se kush do ti paguaje kostot e vendosjes dhe importimit te kesaj pulle. Pasi mendojme se e gjithe kostoja do ta vuajne xhepat e qytetareve e gjitha kjo do te pasqyrohet me nje rritje tjeter te cmimeve. Nga ana tjeter drejtori i Drejtorise Farmaceutike ne Ministrine e Shendetesise Ahmet Hysa tha se cmimi i pulles do te mbulohet nga importuesit dhe prodhuesit e barnave. Ndersa nenkryetari i komisionit parlamentar Tritan Shehu pershendeti vendosjen e pullave duke e konsideruar nje element shume te rendesishem ne rritjen e sigurise dhe cilesise se barnave ne vend.
Prodhimi
Ne ndryshimet e bera ne ligjin Per barnat dhe sherbimin farmaceutik percaktohet se edhe menyra e prodhimit. Keshtu vendimi detajon se pulla e kontrollit te barnave prodhohet iu shperndahet subjekteve farmaceutike fabrikues dhe importues. Nderkohe qe do te jete QKKB-ja e cila do te urdheroje koncesionarin te prodhoje pullat. Me pas importuesi i autorizuar eshte pergjegjes per deklarimin e sakte te dhenave per fabrikuesin e huaj dhe barnat qe importohen transportin e pullave si dhe te gjitha shpenzimet qe lidhen ngarkesen e transportin. Aplikimi i pullave te kontrollit te barnave per barnat qe prodhohen ne vend do te kryhet ne fabriken prodhuese vendase para hedhjes ne treg te tyre. Aplikimi i pullave te kontrollit te barnave per barnat qe importohen ne vend do te kryhet ne fabriken prodhuese jashte Shqiperise. Nderkohe qe do te jete Keshilli i Ministrave qe do te percaktoje barnat dhe vellimet per te cilat aplikimi i pulles se kontrollit te barnave do te kryhet nga importuesi i autorizuar ne vend nen mbikeqyrjen e QKKB-se. Per barnat qe importohen nga jashte ne vendin tone te kene ne paketim pullen e kontrollit te barnave qe ne castin e hyrjes se tyre ne pikat doganore. Ne kete menyre vendimi kerkon te ngreje nje sistem te sigurt te qarkullimit te barnave dhe sistemit te gjurmimit.
Pulla e dyfishte identifikon ilacet e rimbursueshme importuesin dhe kodin dyshifror numrin serial
Te gjitha barnat te prodhuara ne vend apo te importuara nga jashte do te kene pulle te dyfishte. Cdo qytetar do te mund te identifikoje prodhuesit cmimin e shitjes me pakice perfshire TVSH-ne si dhe forme-dozen pasi do te jete Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave e cila do te kontrolloje cilesine dhe cmimet ne treg. Po keshtu menjehere pas aplikimit pulla e dyfishte e kontrollit te barnave do te perbehet nga nje pulle baze e cila vendoset mbi receten e mjekut duke shmangur keshtu abuzimet me skemen e ilaceve te rimbursueshme.