E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Arsyet e masave ndëshkimore

Deputeti i PS-së Saimir Tahiri me anë të një letre drejtuar kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli kërkon të mësojë arsyet e përjashtimit me 15 ditë nga punimet e Komisioneve dhe seancave plenare. Ky vendim i marrë ditën e djeshme perfshinte dhe një sërë deputetësh të tjerë të cilët kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin.
 

“Sipas njoftimit unë jam përjashtuar si pjesëtar i një grupi të vogël deputetësh që “ushtruan dhunë të paparë, shkelën Kushtetutën dhe ligjin, kërcënuan jetën e deputeteve të tjerë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tyre”.

Për këtë masë ndëshkimore, Tahiri ka kërkuar arsyet e këtij përjashtimi, sikurse dhe shtatë deputetëve të tjerë.
 

“Ne këtë aspekt, e ndjej detyrë t`ju shpjegoj se unë nuk ju përkas një grupi të dhunshëm deputetësh. Nuk kam kërkcënuar askënd me jetë apo të kem ushtruar dhunë ndaj ndokujt. Nuk kam shkelur as Kushtetutën dhe as ligjin. Dhe të gjitha këto, për hir të së vërtetës, më dallojnë qartësisht nga ju dhe shefi juaj kryeminsitër” thuhet ndër të tjera në lëtër.

“Kërkoj nga shkëlqesia juaj fort të nderuar, arsyet dhe motivimin konkret sipas së cilit bazuar në rregulloren e Kuvendit, është legjitimuar përjashtimi im nga punimet e Komisioneve dhe seancave plenare.

Gjithashtu duke qënë se keni vendosur që masa displinore të fillojë nga data 14 shkurt, do ju lutesha që të respektoni rregulloren dhe të bëni çështë e mundur që masa disiplinore per mua të mos fillojë në datën 14 shkurt, por sa më shpejt , madje që nga dita e djeshme kur paskam konsumuar dhe shkeljen që kam besim do ma sqaroni në përgjigjen tuaj” theksohet ne leter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›