Konferenca e plote e Ministrit te Drejtesise Bujar Nishani

Bujar Nishani
Tirane 11 shkurt 2011 NOA- Ministri i Drejtesise Bujar Nishani shprehu sot shqetesimin per zvarritjen e procesit per ceshtjen Gerdeci. Ne nje konference per shtyp ministri Nishani tha se kam kerkuar mbledhjen e Keshillit te Larte te Drejtesise KLD dhe perfshirjen ne rendin e dites te diskutimit te kesaj situate.
Duke e cilesuar si te papranueshme situaten e krijuar ne gjyqin ndaj te akuzuarve te ceshtjes Gerdeci por edhe ne raste te tjera kryesisht ne gjykimet ne Gjykaten e Krimeve te Renda ku prishja e seancave gjyqesore shtyrja pa arsye e tyre dhe mos marrja e masave proceduriale dhe administrative ministri Nishani tha se keto po sjellin bllokimin e dhenies se drejtesise.
Kreu i Ministrise se Drejtesise Bujar Nishani deklaroi marrjen e masave te ashpra ndaj avokateve qe behen pengese per mbarevajtjen e proceseve gjyqesore deri ne heqjen e te drejtes se ushtrimit te profesionit.
Kam kerkuar bashkepunimin dhe asistencen e Misionit EURALIUS mision i Komisionit Europian qe asiston vendin tone ne hartimin e legjislacionit per te pregatitur nderhyrjet e menjehershme dhe te ashpra ne ligjin Per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise nderhyrje te cilat te parashikojne deri heqjen e se drejtes se ushtrimit te ketij profesioni nga shkelesit.-deklaroi Ministri Nishani.
Kreu i ministrise se Drejtesise Bujar Nishani shprehu gadishmerine institucionale per te bashkepunuar me KLD-ne per zhvillimin e inspektimeve te perbashketa per ceshtjen Gerdeci por edhe te tjera per te cilat jane adresuar ankesa nga subjekte apo qytetare.
Ministria ka ofruar gadishmerine e saj qe se bashku me KLD te nisin inspektime te perbashketa. Jemi te gatshem per hartimin e nje memorandumi bashkepunimi me KLD per rastin konkret por edhe te tjera kur qytetaret kane ankesa.
Pyetje dhe pergjigjet
Ka nisur inspektoriati juaj verifikimin e ceshtjes Gerdeci
Ministria e Drejtesise dhe inspektoriati i saj e kane te qarte dhe te percaktuar ne ligj kur ato ndermarin inspektime vetem ne raste ku i adresohen nje kerkese ankese. Ministria ka ofruar gadishmerine e saj qe se bashku me KLD te nisin inspektime te perbashketa. Jemi te gatshem per hartimin e nje memorandumi bashkepunimi me KLD per rastin konkret por edhe te tjera kur qytetaret kane ankesa.
Cilet jane shkaktaret qe gjykata nuk arriti te jape vendim brenda afateve me pasoje ndryshimin e mases se arrestit ndaj te pandehurve te arrestuar nga arrest ne burg ne arrest shtepie
Ju keni qene deshmitare te asaj qe here pas here ministri e ka shprehur publikisht shqetesimin per zvarritjen proceduriale te seancave. Shtyrje te tille ate paarsyeshme megjithese vazhdimisht Dhoma e Avokatise nuk ka patur reagim qofte per marrjen e masave ndaj avokateve bene qe ky shqetesim te adresohet ne KLD ne menyre qe te vendosim hapat e metejshem per te pare proceduren dhe shkelesit e saj.
Na lejoni qe ne fund te inspektimit te percaktohet pergjegjesia e gjithe secilit.
Siguroj ju qe hetimi gjyqesor nuk ka deshtuar dhe ne nuk mund te pranojme deshtimin e tij por tejkalimi i mases se arrestit eshte nje situate shume shqetesuese. Por per te percaktuar pergjegjesite individuale jane institucionet perkatese.
Ndaj dhe vendimi im per tiu adresuar KLD-se per te diskutuar si dhe bashkepunimi intensiv i Ministrise me ekspertet e Euralius per te adresuar nderhyrje te mos i lihet me ne dore Dhomes se Avokatise reagimet qe kane rezultuar jo eficente jane rrjedhoje e papajtueshmerise se ministrise me kete situate.
Keni pasur kerkesa per masat e sigurimit personal per te arrestuarit per 21 janarit
Ministria eshte duke kryer nje inspektim pas disa ankimeve qe kane ardhur nga individe dhe organizata te ndryshem per te pare se si eshte respektuar pjesa proceduriale sa jane paraqitur provat e sa jane marre parasysh ato. Ky inspektim eshte ne vijim e siper dhe ne perfundim te tij konkluzionet do i percillen Keshillit te Larte te Drejtesise.
NOA
Lajme te ngjashmeNishani Po bllokohet drejtesia shqetesues rasti GerdeciEgjipt dorehiqet Presidenti MubarakKantrimen Te ruhet informacioni hetimor per 21 JanarinKantrimen Bllokimi i zgjedhjeve antikushtetues21 janari Topi Mbroj popullin drejtesia te jape drejtesi Lidhjeavokatit Bujar Nishani Gerdeci KLD konference mbarevajtjen e proceseve gjyqesore