Meta: Opozita po punon për dëmtimin e imazhit
Kreu i LSI-së Ilir Meta në vijim të turit paraelektoral, deklaroi nga Durrësi se tashmë ëndrra më e madhe u realizua, “lëvizja e lirë e njerëzve”, ndonëse opozita ka qënë pengesë e këtij objektivi.
“LSI ka nisur turin e saj paraektoral, në kuadër të zgjedhjeve të 8 majit për pushtetin vendor. Gjatë kësaj jave, janë dhe do të atribojmë të gjithë motorrët. LSI-ja në rrethin dhe qarkun e Durrësit do të arrijë ato objektiva, jo vetëm për tu përafërsuar denjësisht në qeverisjen vendore por dhe për ti shërbyer Durrësit”.
Ndërkaq, një pikë mjaftë e rëndësishme ishte dhe kualicioni dhe efektet pozitive të qeverisjes.
“Kualicioni që u vendos nga votat e 28 qershorit, pavarësisht nga vështirësitë, ka konfirmuar seriozitetin në realizimin e objektivave dhe kryeobjektivin e LSI-së, realizimi i lëvizjes së lirë të njerëzve. Ky ishte një objektiv jetik, i rëndësishëm”.
“Zgjedhjet e 8 majit janë një mundësi për të konfirmuar drejtësinë dhe për të ndihmuar në trasferimin e këtij komuniteti dhe këtij qyteti, pasi një raport konstruktiv midis pushteti vendor dhe qëndror do të shfrytëzonte alternativat të mbetura bosh”.
Ndër objektivat kryesore mbeteshin ana ekonomike si një ndër sektorët në të cilën është rikthyer besueshmëria, por Meta ndër të tjera theksoi se në qytetin e Durrësit do të ndërtohet dhe korpusi universitar, me motivin e vetëm, ku Durrësi mos të jetë vetëm qyteti me i rëndësishëm bregdetar por dhe më i rëndësishëm universitar.