Tahiri: Berisha nuk e do integrimin e vendit ne BE
Partia Socialiste kerkon nje pergjigje te qarte nga mazhoranca ne lidhje me paketen prej 10 pikash qe kreu socialist Edi Rama, propozoi dy dite me pare, si zgjidhje dhe mundesi per bashkepunim. Kryetari i selise roze per Tiranen, Sajmir Tahiri, tha dje se ne keto kushte, ku ende nuk ka njw pergjigje pwr paketwn e bwrw publike, kryeministri Sali Berisha, tregon se nuk e do integrimin e vendit, pasi opozita ka bere propozime shume te qarta, te cilat ende nuk kane nje pergjigje. "E sigurte eshte nje gje, se kryeministri flet dy ore a thua nuk i ka dale pija. Partia Socialiste ka bere nje propozim te qarte per integrimin e vendit, por eshte e qarte se Berisha nuk e do integrimin e vendit", u shpreh socialisti. Sipas Tahirit, selia roze me shume se kurre, eshte e vendosur per te plotesuar gjithe rekomandimet e OSBE/ODIHR, ne menyre qe vendi te integrohet ne familjen e madhe Evropiane. Pa dhene komente te metejshme ne lidhje me kerkesen e vazhdueshme te mazhorances per votimin ne Kuvend te nismave ligjore qe kerkojne 3/5 e votave. "Ne jemi te vendosur per ta larguar Shqiperine nga zullumet dhe per te ofruar rekomandimet Evropiane dhe jemi te gatshem te japin gjithe pasionin tone per integrimin e vendi", tha Tahiri. Por per te arritur deri ketu, mazhoranca duhet te jape mbeshtetjen e saj per te dhjete pikat e bera publike nga kreu i opozites Edi Rama. Mes te cilave, ndryshimi i rregullores se Kuvendit, ndryshimi i Kushtetutes per imunitetin, rishqyrtim te projektligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar te votave si dhe reformen zgjedhore. Pa plotesimin e ketyre kushteve por edhe te tjerave te percaktuara ne te ashtuquajturin pakt per Shqiperine si gjithe Evropa, opozita duket se nuk jep votat dhe bashkepunimin e saj.