Berisha: Nuk mund ta votojne rezoluten e Palestines
Shqiperia nuk mund te votoje rezoluten per njohjen e shtetit te Palestine. Kjo ka qene pergjigja qe ka dhene dje kryeministri Berisha lidhur me pyetjen e ngritur nga mediat, se cili do ishte qendrimi i Shqiperise per ceshtjen e Palestines. Berisha tha se Shqiperia ka mbeshtetur dhe mbeshtet dy shtete te pavarura, pasi jane dy kombe mike, si kombi hebre dhe kombi palestinez. Por, tha kryeministri, ne besojme, se eshte absolutisht interesi jetik dhe me i mire i vete palestinezeve, i rajonit dhe paqes ne teresi zgjidhja me dialog dhe mirekuptim. Ky konflikt, tha Berisha, eshte konflikti me kompleks dhe presidenti Obama ka parashtruar nje platforme. "Presidenti Obama e beri te qarte, se qeveria e tij do te vendose veton ne Keshillin e Sigurimit ndaj kesaj rezolute, e cila paraqitej ne menyre te njeanshme. Pergjegjes kryesor per sigurine ne bote jane SHBA-te dhe qeveria shqiptare ka votuar dhe do te votoje se bashku me mikun dhe aleatin e saj te madh, te gjitha problemet e medha te sigurise ne bote, ndaj dhe ne nuk mund te votonim kete rezolute" tha kryeministri.