E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, tentativa për arratisje, shkarkohen drejtuesit e burgut

FUSHË KRUJË- Pak ditë pas tentativës për arratisjen e 4 të burgosurve në Fushë-Kruje janë liruar nga detyra drejtuesit e këtij burgu.

Ministria e Drejtësisë ka vendosur lirimin nga detyra të drejtorit të këtij burgu, Shkëlqim Kalemi si dhe shefit të sigurisë në burgun e Fushë-Krujës Edmond Alimadhi si dhe komisari Kujtim Lushaj e nënkomisari Hasan Ajazi.

Nga detyra janë liruar edhe disa inspektorë. Masat janë marrë menjëherë pas tentativës për arratisje.

Gëzim Guri, Fran Marashi, Prel Vucaj, dënuar me burgim të përjetshëm, si dhe Altin Kodra, i dënuar me 22 vjet heqje, tentuan të arratisen nga burgu i Fushë Krujës me 20 shtator.

Të katërt arritën të dëmtonin murin e brendshëm të dhomës ku qëndronin, dhe duke prerë 3 hekura të dritares dolën nga dhoma, ku vuanin dënimin. Më pas poshtë dritares së tyre, ata janë vënë re nga polici i shërbimit, i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të policisë së burgjeve.

Personat u neutralizuan menjëherë, pa arritur të përmbushnin qëllimin e tyre.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›