Tahiri: Dialogu Kosovë-Serbi, me karakter teknik

Dialogu Kosovë-Serbi do të jetë me karakter teknik. Ky dialog i shërben marrëdhënieve dhe për afrimin e Kosovës me BE-në. Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ndërsa të njëjtën mesazh ia ka përcjellë dhe Zv.kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
Në një konferencë për shtyp, Haxhinasto tha se ky proces dialogu do të jetë teknik, ku Kosova prezantohet si një shtet sovran me të drejta të plota e që kanë të bëjnë me te drejtat e qytetarëve.
“E kam informuar për njohjet e reja të Kosovës. Është e rëndësishme që procesi i dialogut, Kosova të përfshihet në një proces të shpejte të BE-së, dhe një procesi te shpejtë të marrjes së statusit të vendit kandidat” tha Haxhinsto.
Më tej, Tahiri nuk la pas falenderimet dhe përkrahjet e marrë nga shteti shqiptar, pasi e kanë bërë më të fortë.