E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza e perbashket per zgjedhjet vendore sot raundi i trete

Perfaqesues te PS dhe PD do te takohen sot serish per te vendosur per firmosjen e marreveshjes per zbatimin e Kodit Zgjedhor ne vendoret e 8 majit. Ky eshte raundi i trete i bisedimeve mes socialisteve dhe demokrateve ne nje tryeze te perbashket per zgjedhjet lokale.

Ne takimin e tyre te pare ku palet nuk arriten te binin dakord PD-ja i paraqiti PS-se nje draft-marreveshje me 16 pika por kreu i grupit parlamentar te PS Ruci paraqiti 8 kushte per pranimin e saj.

Raundi i dyte u zhvillua te merkuren ne nivel ekspertesh dhe pa pranine e mediave por ndryshe nga me pare fundi i tyrezes se perbashket ndezi shpresat per arritjen e nje kompromisi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›