Tahiri Dialogu mund te rifilloje ne nentor

Bisedimet për cështjet teknike mes Kosovës dhe Serbisë mund të rifillojnë muajin e ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur negociatorja kosovare Edita Tahiri, e cila ka nënvizuar se gjithcka varet nga presioni i Brukselit ndaj Beogradit.
Sipas Tahirit, delegacioni kosovar pret që gjatë dialogut të hapen edhe tema të tjera jopolitike, pasi të jenë diskutuar ato për energjinë, telekomunikacionin dhe bashkëpunimin rajonal.
Shefja e delegacionit kosovar ka saktësuar se temat në fjalë pritet të jenë transporti tokësor dhe ajror, si dhe kthimi i pensioneve të Presim të hapen edhe tema të tjera jopolitike si kthimi i pensioneve të qytetarëve kosovarë, kursimet bankare, dëmshpërblimet e luftës, etj.
Edita Tahiri
Zv.kryeministre e Kosovës qytetarëve të Kosovës të pensionuar në Serbi, kursimet bankare, dëmshpërblimet e luftës, të pagjeturit, etj.
Tahiri ka shtuar se Prishtina zyrtare pret që diplomacia evropiane të bindë palën serbe se në dialog nuk do të ketë asnjëherë tema të karakterit politik.
Raundi i dialogut i parashikuar për më 27 dhe 28 shtator dështoi për shkak të insistimit të Serbisë për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
Ndërmjetësi i BE, Robert Cooper në Beograd, në vizitën e fundit në Beograd nuk arriti të bindte palën serbe që të rifillonte bisedimet.
Ndërsa gjatë vizitës në Prishtinë, ai mori mesazhin se pala kosovare është e gatshme të vazhdojë dialogun për cështje teknike dhe vetëm si dy shtete të pavarura.
Nga ana tjetër, Beogradi kërkon që Brukseli të ushtrojë presion ndaj palës kosovare dhe asaj amerikane në Prishtinë, në mënyrë që në tryezën e bisedimeve të shtrohen edhe cështje politike.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Zbardhet marrja në pyetje e Limaj
Gjatë paraqitjes së tij në prokurori, deputeti Fatmir Limaj është marrë në pyetje lidhur me cështje financiare që kanë të bëjnë me kohën kur ai ka qenë i burgosur në Hagë. Serbët nuk i heqin barrikadat
Pavarësisht kërkesës së EULEX-it dhe KFOR-it, që serbët lokalë t’i largojnë barrikadat e vendosura në veri të vendit ato ende vazhdojnë të jenë të pranishme. Daci do të kandidojë për president
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ka paralajmëruar kandidimin e tij për president të ardhshëm të Republikës së Kosovës.
KFOR: Asnjë ultimatum për barrikadat
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it nuk u kanë dhënë serbëve të veriut të Kosovës asnjë ultimatum apo afat për heqjen e barrikadave, me të cilat kanë bllokuar rrugët. Progres-raporti, Thaçi paralajmëron ministrat
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, paralajmëron ministrat e qeverisë së tij. Përformanca në punë do të vlerësohet mbi bazën e angazhimeve për tejkalimin e sfidave të përmendura në raportin e progresit të vitit 2011.
Lajmet kryesore
Mjedisi: Vendimi i Topit, politik
“Refuzimi i ligjit, në shërbim të partisë së re të Presidentit”
Lezhë, horror në Gjykatë
Bode: Nuk i prekim taksat
Protesta të sinkronizuara në 82 shtete
Berisha: Rama, garanci për bllokim