E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi i PS, Klosi: Do vendosim qendrimin ndaj Kuvendit


Kongresi i Partisë Socialiste do të miratojë jo vetëm ndryshimet në statut, por edhe qendrimin që partia më e madhe e opozitës do te mbajë ndaj parlamentit dhe situatës ekonomike në vend. Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi shpjegon se kongresi punimet e të cilit startojnë ditën e dielë në orën 11:00, si forumi më i lartë i partisë do të përqendrohet tek situata politiko-ekonomike.
Ndërkaq sekretari organizativ, Klosi ka sqaruar se ndryshimet në statut sanksionojnë një riorganizim të strukturave në bazën e partisë. Në rast se këto ndryshime votohen nga delegatët e Kongresit atëherë PS hyn në një proces electoral për të zgjedhur krerët e rretheve.
Kongresi i PS mblidhet rreth 8 muaj pas Kongresit të Jashtëzakonshëm të gushtit të vitit 2009, kur Edi Rama pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare kërkoi një mandat të ri në krye të partisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›