E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Ndarja e Kosovës, nuk është pjesë e diskutimeve

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka hedhur poshtë mundësinë që ndarja e Kosovës të jetë pjesë e bisedimeve me palën serbe. Deklaratat e Borko Stevanovicit për këtë çështje, ajo i quan provokim dhe propagandë që mund të rrezikojnë stabilitetin e rajonit.
 

“Dihet qartë qëndrimi ynë. Koncepti i dialogut është për çështje teknike dhe asnjëherë nuk do të pranohen temat politike. Mund të them se idetë e tilla që kanë ardhur nga Serbia dhe z. Stefanovic janë ide destabilizuese për rajonin. Ne si qeveri e Republikës së Kosovës udhëhiqemi me politika progresive, për të forcuar stabilitetin dhe paqen në rajon, fqinjësinë e mirë, si rrugë për integrime evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Tahiri.
 

Ajo ka mohuar që gjatë takimeve me palën serbe të ketë pasur tendenca për të diskutuar temën e ndarjes.
 

Zëvendëskryeministrja Tahiri i quan provokuese deklaratat e shefit të delegacionit serb. “Deklaratat e tilla provokuese janë të dëmshme për dialogun dhe unë mendoj se në këtë rast z. Stefanovic duhet të jetë më i përgjegjshëm për t`i dhënë kontribut suksesit të dialogut”.
 

Tahiri ka thënë, se deklaratat e Stevanovicit janë vetëm për konsum të brendshëm politik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›