Lionel Messi thyen rekord të ri

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka thyer edhe një rekord, duke u bërë futbollisti i parë në historinë e futbollit spanjoll që ka shënuar 50 gola gjatë një sezoni të vetëm.
23 vjeçari e gravoi emrin në librin e rekoredeve të shtunën mbrëma me golin e realizuar në minutën e 86-të të sfidës ndaj Osasunas.
Megjithatë, Lionel Messi nuk është futbollisti i vetëm që ka shënuar 50 apo më shumë gola në historinë e futbollit evropian.
Lojtari Klubi Sezoni Gola
Ferenc Deak Ferencvaros 1948-49 66
Gyula Zsengeller Ujpest 1938-39 56
Fred Roberts Glentoran 1931-32 55
Mario Jardel Sporting Lisbon 2001-02 55
Henrik Larsson Celtic 2000-01 53
William MacFadyen Motherwell 1932-33 52
Jimmy McGrory Celtic 1935-36 50
Joe Bambrick Linfield 1929-30 50
Lionel Messi Barcelona 2010-11 50