Rama me Nanon shtrengojne duart, ngushellime per te atin
Homazhet ne nder te ish-drejtorit te Pergjithshem te Radiotelevizionit Shqiptar, Thanas Nano, bashkoi te gjithe majten. Edhe pse per nje fatkeqesi, merite mes perfaqesuesve te se majtes te pakten per nje dite u duk se u harruan. Keshtu, ish-kryeministri, njekohesisht ish-kryetari i PS-se, Fatos Nano, mori ngushellime per humbjen e te atit jo vetem nga mbeshtetesit dhe bashkepunetoret e tij, por dhe nga ajo pjese e se majtes e cilesuar si "anti-Nano". Edhe pse jo etike kjo shprehje, te pakten ne kete rast, ishin pikerisht ajo pjese e PS-se dhe e te majtes te cilet deri dje nuk kursyen vrerin ndaj ish-liderit Nano, ato qe jo vetem moren pjese ne homazhet ne nder te Thanas Nanos, por dhe shtrenguan duart me ish-kryetarin dhe u shprehen ngushellimet per humbjen e te atit. Keshtu, pjese e ketyre homazheve ishin kryetari i PS-se, Edi Rama se bashku me deputete te kesaj partie, si dhe drejtues te aparatit ne parti, ku spikaste kryetari i Asamblese se PS, Ruci. Ne kete menyre, pas nje shkeputje jo te shkurter komunikimi me tyre, Rama dhe Nano kane shtrenguar duart mes tyre. Njekohesisht, ngushellime per kete humbje ish-kryetari Nano mori dhe nga kryetari i LSI-se, Ilir Meta dhe bashkeshortja e tij, Monika Kryemadhi. O.Xhilaga
Thanas Nano, themeluesi i ATSH, 11 vjet drejt TVSH
Ish-drejtori i Pergjithshem i Radiotelevizionit Shqiptar, Thanas Nano, lindi me 23 mars 1916 ne Nakove te Gjirokastres. Studimet e mesme i kreu ne Normalen e Elbasanit, pas mbarimit te se ciles punoi si mesues ne fshatrat e Vlores ne vite 1940-1942. Pas lufte kontribuoi ne Ministrine e Arsimit dhe Kultures. Thanas Nano ishte nder te paret themelues te Agjencise Telegrafike Shqiptare per t'u emeruar me pas drejtor i Pergjithshem i Radiotelevizionit, ku kontribuoi per 11 vjet me radhe.