Vetëvendosje e rrezikshme, PDK-ja ka qeverisje injorante

Deputeti i PDK-së Berat Buzhala, edhe një herë ka hedhur kritika në drejtim të qeverisjes aktuale në vend. Ai ka thënë se kryeministri Thaçi nuk po dinë mirë të menaxhojë me ministrat aktual që i ka. Buzhala tutje ka thënë se Lëvizja e Albin Kurtit është e rrezikshëm, derisa ka thënë se PDK-ja dhe qeverisja aktuale e saj është treguar injorante.
Ndërkohë nga bashkëpartiaku i tij, Adem Grabovci ka kërkuar që në rastin e fëmijëve të tij, të implikuar në një vepër penalë, t’ia lërë drejtësisë. “Kushdo qoftë që ka kryer vepër penale, në këtë rast edhe djemtë e Grabovcit, ai duhet të distancohet nga veprimet e djemve të tyre, dhe t’ia lë drejtësisë. Kurse Xhabir Zharku ka bërë veprim qyqarë duke u fshehur nga drejtësia. Ai është dashur të përballet me ligjin për atë që e ka kryer”, tha deputeti i PDK-së, Berat Buzhala.
Sipas tij, shumica e ministrave nuk janë duke e kryer punën si duhet. Ndërkohë ,edhe një herë ka kërkuar shkarkimin e ministrave, Bajram Rexhepi, Ram Buja e Ferid Agani.
“Arsimi është në gjendje të mjerë. Mendojë që edhe Universitetet private janë shumë të dobëta, edhe pse ne i dërgojmë fëmijët në to, mendojë se atyre duhet tërhequr licenca. Nga ana tjetër shkoni dhe këqyrni se në çfarë gjendje është QKUK-ja. Qytetarët që janë afër stacionit të autobusëve, më parë shkojnë në klinikat jashtë vendit sa në spitalet tona”, tha Buzhala në emision Rubikun në KTV.
Ai nuk ka lenë pa kritikuar as zgjedhjet e fundit në PDK, sidomos emërimin e femrave që janë futur në kryesin e re të PDK-së.
Ai ka thënë se nuk do të ndalat se kritikuari deri sa PDK të riformohet, por pohon se në PDK, ka njerëz të zotët që nuk po ju epët hapësirë për të vepruar. /Indeksonline/