Tahiri: Politika e Kosovës, të respektojë marrëveshjet

Edita Tahiri
Shefja e delegacionit në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri është shprehur për mediat kosovare se marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të respektohen nga të gjithë liderët dhe partitë politike në Kosovë.
SHBA-ja dhe BE-ja e mbështesin plotësisht dialogun Kosovë- Serbi. BE-ja është ndërmjetësuese e këtij dialogu, që nënkupton se ky është një detyrim shtetëror dhe ndërkombëtar, dhe jam e bindur se këtë e kuptojnë të gjithë liderët dhe partitë politike në Kosovë, theksoi Tahiri.
Tahiri paralajmëroi politikanët kosovarë se më 26 dhjetor pritet fillimi i zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë, më 1 janar për njohjen reciproke të diplomave universitare dhe më 11 janar për regjistrin kadastral.