Turqi-Francë, tërhiqet ambasadori nga Parisi

Protestat e djeshme turke ne France
Pas deklaratave kundërshtuese politike në lidhje me gjenocidin marrëdhëniet mes Turqisë dhe Francës janë përkeqësuar deri në atë pikë sa sot Ambasadori turk në Paris do të kthehet në Ankara.
Vendimi i tërheqjes së ambasadorit është marr nga qeveria e Reçep Tayyip Erdoganit pasi Franca miratoi një ligj që dënon mohimin e genocidit ndaj armenianëve në vitet 1915 -1916.
Gjithashtu janë pezulluar të gjitha takimet ndërshtetërore dhe projektet e përbashkëta ushtarake. Ndërkohë që Senati duhet ta miratojë përfundimisht ligjin vitin e ardhshëm.