E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri Provat per korrupsionin e Argita dhe Shkelzen Berishes

Deputeti i PS-se Shkelzeni i lidhur me Gerdecin Argita me termocentralin

Deputeti i Partise Socialiste Saimir Tahiri ka akuzuar ne sallen e gjyqit femijet e Kryeministrit Sali Berisha si te korruptuar. I paditur nga Argita e Shkelzen Berisha per shpifje kreu i socialisteve te kryeqytetit ka pohuar se i qendron thenieve te meparshme dhe i kerkoi gjykates qe te marre disa prova qe faktojne deklaratat e tij.

Ne fillim te seances gjyqesore avokati i femijeve te Kryeministrit kerkoi demshperblim ne emer te dy klienteve te tij duke e cilesuar si shpifje denigruese deklaraten e bere ne nje emision televiziv nga deputeti Tahiri sipas te cilit dy femijet e Kryeministrit jane te perfshire ne afera korruptive. Ai cilesoi se deputeti Tahiri nuk dispononte asnje prove per deklaraten e tij dhe i kerkoi gjykates te shqyrtoje ceshtjen nen akuzen e shpifjes dhe cenimit te figures. Argita dhe Shkelzen Berisha kerkojne nje demshperblim prej 8 milione lekesh duke argumentuar me faktin se i padituri ka nje page te larte duke qene se eshte deputet i Kuvendit te Shqiperise.

Ne seancen e djeshme deputeti Tahiri nuk e pranoi akuzen e shpifjes duke rideklaruar edhe nje here se i permbahej deklarates se tij se femijet e Kryeministrit te vendit jane te korruptuar. Ai ka kerkuar administrimin e disa provave qe sipas tij do te vertetonin perfshirjen e tyre ne korrupsion. Tahiri kerkoi si prove regjistrin e hyrje-daljeve te Ministrise se Mbrojtjes dhe Ministrise e Drejtesise per te provuar perfshirjen e Shkelzen Berishes ne negociatat per biznesin e demontimit te armeve ne Gerdec.

Duke e cilesuar djalin e Kryeministrit te perfshire ne korrupsionin e Gerdecit Tahiri kerkoi tabulatet telefonike te Mihal Delijorgjit dhe Fatmir Mediut per te vertetuar sipas tij komunikimin e tyre me Shkelzen Berishen para dhe pas tragjedise se Gerdecit dhe vecanerisht diten qe ndodhi shperthimi si dhe nje shkrese te ministrit te Drejtesise Aldo Bumci ne 2006-n drejtuar ministrit te Mbrojtjes te asaj kohe Fatmir Mediu me mbishkrimin Per zotin Shkelzen Berisha.

Tahiri kerkoi leterkembimin e studios ligjore Malltezi dhe Kola me biznesmenin Zafar Asnar ne kohen kur qeveria shqiptare miratonte planin per ndertimin e parkut industrial ne Porto Romano. Ne listen e kerkuar per deshmitar nga Tahiri permenden emrat e Damir Fazllic Mihal Delijorgjit Zafar Asnar Rahman Selmanllarit ministrave Mediu e Bumci si dhe te paditesve. Ne erdhem ketu duke pasur parasysh se do te kishim mundesine te takonim edhe Argiten edhe Shkelzen Berishen te cileve do te donim tu thonim nese ka nje njeri i cili ka abuzuar me te drejten e fjales nese ka nje kampion Shqiperia per cenim nderi personaliteti dhe fyerje shqiptaresh dinjitoze ai eshte i ati i tyre Sali Berisha tha deputeti socialist Eduart Shalsi.

E sigurt eshte nje gje eshte se une nuk i terhiqem asnje centimeter deklaratave te mia sipas te cilave femijet e Kryeministrit kane qene dhe jane te korruptuar tha Tahiri pas seances.

Provat e korrupsionit

1. Pasuria e Argita Berishes per vitin 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
2. Regjistri i QKR per firmen Malltezi dhe Kola
3. Pagesat tatimore per studion Malltezi dhe Kola
4. Transaksionet per token ne Porto Romano termocentrali
5. Studimi i qeverise per ndertimin e termocentralit
6. Miratimi i planit per ndertimin e parkut industrial
7. Studimi i KESH per termocentralin ne Porto Romano
8. Leterkembimi i studios Malltezi dhe Kola dhe Zafar Asnar biznesmeni qe kemi mesuar se ka pasur nje marredhenie me kete studio
9. Pasuria e Shkelzen Berishes ne vitin 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
10. Ekstrakti i QKR per firmen e ndermjetesimit te Shkelzenit
11. Pagesat per kete firme
12. Dosja e plote nga gjykata ose prokuroria per ceshtjen Gerdeci
a. Regjistri i hyrje-daljeve te Ministrise se Mbrojtjes dhe Ministrise se Drejtesise ku pasqyrohen hyrje-daljet e Shkelzen Sali Berishes ne keto ministri perpara se te merrte vendim Keshilli i Ministrave per demontimin e armeve ne Gerdec
b. Tabulatet telefonike te shtetasit Mihal Delijorgji dhe Fatmir Mediu ne lidhje me telefonatat ne drejtim te Shkelzen Berishes para dhe pas tragjedise te Gerdecit dhe vecanerisht diten qe ndodhi shperthimi ne Gerdec
c. Shkresen e firmosur nga ministri i Drejtesise i asaj kohe z. Aldo Bumci me mbishkrimin per z. Shkelzen Berisha drejtuar ministrit te Mbrojtjes se asaj kohe z. Fatmir Mediu
d. Mediat e shkruara ne te cilat pasqyrohen kabllogramet e nje ambasade te huaj ketu ne Tirane dhe vecanerisht deshmia e ish- shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare te asaj kohe z. Luan Hoxha

Te thirren ne cilesine e deshmitarit shtetasit

1. Argita Berisha
2. Flutura Kola
3. Damir Fazllic
4. Zafar Asnar
5. Shkelzen Berisha
6. Rrahman Selmanllari
7. Mihal Delijorgji
8. Fatmir Mediu
9. Aldo Bumci
10. Viktor Gumi
11. Luan Hoxha

LAJMI FUNDIT Tensionet nderetnike sulmohet ambasada e Maqedonise ne Prishtine 12 ore me pare ... Nje shishe molotov u hodh ndaj nderteses pa shkaktuar deme Tahiri kritikon median per lajmet mbi viziten e saj ne Tirane 1 dite me pare ... E paten akuzuar se ka shpenzuar 50 mije euro per nje udhetim qejfi Haxhinasto ne Maqedoni Te vihen para drejtesise pergjegjesit e incidenteve nderetnike 1 dite me pare ... Ministri i Jashtem dhe njeheresh zv/ kryeministri Edmond Haxhinasto gjate ... Berisha para krereve lokale te PDQershorin qe vjen do te perseris 22 marsin 92 1 dite me pare ... Kryeministri i vendit Sali Berisha ka mbledhur sot pas shume ... PETRITSCH Dalja e shqiptareve te Lugines ne zgjedhjet e 6 majit ne Serbi ne interes te tyre 2 dite me pare ... Nefail MaliqiGjeneve - Beogradi duhet te kete kujdes me keto zgjedhje ... Thaci Nese ndryshojne kufijte nje shtet per te gjithe shqiptaret 2 dite me pare ... Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka deklaruar sot ne sallen ...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›