E Diel, 1 Nëntor 2026

Drafti i rrezuar nje vit me pare u kthye serish ne Kuvend

Projektligji

Ministri Genc Pollo eshte titullari pergjegjes per procesin e verifikimit te titujve te pronesise

Ne mbledhjen e se enjtes qeveria shtyu afatin ligjor per verifikimin e titujve te pronesise te tokave bujqesore deri me 31 dhjetor te vitit 2013. Gazeta Shqip zbuloi projektligjin e miratuar ne mbledhjen e fundit te qeverise i ardhur si propozim me firmen e dy ministrave atij te Bujqesise Genc Ruli dhe i Teknologjise Genc Pollo. Drafti i rrezuar rreth nje vit me pare nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve dhe ai i Veprimtarise Prodhuese parashikon qe tapite te jepen nga kryetaret e komunave dhe keshilli komunal. Projektligji synon qe pronareve tu leshohen titujt e pronesise dhe per kete proces pergjegjes do te jene kryetaret e keshillave te komunave. Ky proces dhe zbatimi rigoroz i procedurave te tij do te monitorohet nga komisionet vendore per verifikimin e titujve te pronesise prane prefekturave dhe nga Drejtorite e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes prane Keshillit te Qarkut dhe perfundimisht titujt e pronesise do te regjistrohen ne ZRPP tha dje ministri Pollo.

Halimi kerkoi qe regjistrimi fillestar te perfundoje brenda vitit 2012

Ministri i Drejtesise Eduard Halimi duke e vleresuar regjistrimin dixhital te tokes prioritet madhor per vendin ka paralajmeruar penalizime per personat qe zvarrisin procesin.
Reagimi i ministrit Halimi erdhi ne takimin qe zhvilloi dje ne mesdite me drejtuesit e Zyres te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. do vonese ne permbushjen e detyrave nga cdo zyre do te sjelle largimin e cdo pergjegjesi tha ministri i Drejtesise. Halimi dhe kryeregjistruesi Arben Qirjako nuk e fshehen edhe shqetesimin per problematiken e konstatuar ne regjistrimin fillestar te tokes. Ata kerkuan qe ky proces te perfundoje ne 9 muajt e ardhshem. Banka Boterore dhe OSBE jane financuesit e projektit per regjistrimin dixhital te tokes ne Shqiperi. Ministri la detyra edhe per riformatim te skemes per te shmangur problematiken e konstatuar. Deri me tani vetem Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme e Tiranes ka perfunduar procesin e dixhitalizimit te arkives. Ligji i ri per regjistrimin e pasurive te paluajtshme qe do te miratohet nga Parlamenti do te sjelle hapjen e one-stop shop per noteret ne Tirane.

Me Maqedoni dhe Mal te Zi vlera e tregut perdoret per gjendjen e prones ne kohen e konfiskimit te saj thote Ksenya Lvovsky

Pershpejtimi i pagesave te kompensimeve per personat qe kerkojne rikthimin e pronave pershpejtimi i zgjidhjes se kerkesave per legalizime pershpejtimi i regjistrimit te tapive te permiresohet saktesia e te dhenave te ZRPP-se dhe te perfundoje regjistrimi sistematik ne zonat urbane dhe zonat me vlere te larte dhe sigurimi i zbatimit konsekuent i ligjit per urbanistiken dhe te permiresohet dhenia e lejeve te ndertimit jane keto disa nga rekomandimet e dhena se fundmi nga Banka Boterore qe gjykohet se mund te japin zgjidhjen e problemit te prones ne vend. Ne intervisten e dhene per Shqip pak kohe me pare drejtoresha e BB-se ne Tirane tha se problemet qe lidhen me te drejtat e prones ne Shqiperi jane komplekse. Disa vende kane miratuar qasjen e vleres se tregut qe ngjan me ate te Shqiperise por e kane pershtatur zbatimin e saj me qellim per te balancuar disa aspekte si mosperballimi nga buxheti i shtetit dhe ndikimi qe ka ajo ne barazine zhvillimin dhe uljen e varferise thote Lvovsky.

Jane 60 mije dosje pronash qe presin zgjidhjen nga Agjencia e Kthimit ndersa ne total jane dhene nga buxheti 17 milione euro

Situata aktuale sa i takon ceshtjes se prones paraqitet vertet kritike jo vetem ne pjesen e kompensimit por edhe ne ate te legalizimit dhe se fundmi ne ate te regjistrimit ne hipoteka.
Ne total jane paraqitur prane Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave rreth 60 mije dosje qe sipas shoqates se pronareve nevojiten 30 miliarde euro ndersa qeveria ka dhene deri tani vetem 17 euro. Ky eshte vetem njeri problem pasi procesi i kthimit po ecen teper ngadale. Mesohet se prane AKKP-se kane mbetur peng 7 mije dosje ende te patrajtuara. Sa u takon legalizimeve kane mundur te marrin tapite vetem 2 per qind e aplikanteve nga ushtria e 300 mije dosjeve.
Sipas BB kompensimi i pronave kerkon mbi 625 milione euro ose 7 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto dhe ky eshte vetem nje vleresim konservator. Qeveria nga ana e saj nuk ka vullnet politik per te respektuar detyrimin e kthimit dhe kompensimit te pronave thote raporti.

LAJMI FUNDIT Aleanca Kuq e Zi PD dhe PS po e cojne vendin drejt humneres 6 ore me pare ... Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar sot se PD dhe ... Tensionet nderetnike sulmohet ambasada e Maqedonise ne Prishtine 2 dite me pare ... Nje shishe molotov u hodh ndaj nderteses pa shkaktuar deme Tahiri kritikon median per lajmet mbi viziten e saj ne Tirane 2 dite me pare ... E paten akuzuar se ka shpenzuar 50 mije euro per nje udhetim qejfi Haxhinasto ne Maqedoni Te vihen para drejtesise pergjegjesit e incidenteve nderetnike 2 dite me pare ... Ministri i Jashtem dhe njeheresh zv/ kryeministri Edmond Haxhinasto gjate ... Berisha para krereve lokale te PDQershorin qe vjen do te perseris 22 marsin 92 2 dite me pare ... Kryeministri i vendit Sali Berisha ka mbledhur sot pas shume ... PETRITSCH Dalja e shqiptareve te Lugines ne zgjedhjet e 6 majit ne Serbi ne interes te tyre 3 dite me pare ... Nefail MaliqiGjeneve - Beogradi duhet te kete kujdes me keto zgjedhje ...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›