Laze Gjyqesori te pastrohet nga te korruptuarit brenda saj
Kane deshtuar me sukses proceset me te rendesishme ne vend kryesisht ne goditjen e korrupsionit te zyrtareve te larte apo te perfshirjes se njerezve te fuqishem ne ngjarje te renda sic ishte Gerdeci. Te gjithe fajesojne drejtesine pasi kjo shkalle e pushtetit eshte ajo qe i jep vulen nje procesi te nisur qe nga hapja e dosjes nga oficeri i policise gjyqesore. Drejtesia eshte e korruptuar shte e paafte apo e lidhur me politiken Per qytetaret kjo ka pak rendesi gjyqesori eshte pjesa qe duhet tju sjelle njerezve produktin me te nevojshem qe eshte drejtesia. Nje jurist me pervoje ne sistemin e drejtesise perkatesisht gjyqtari me eksperience Artan Laze ne nje interviste per Shqip deklaroi se duhen ndermarre reforma te thella dhe te shpejta ne sistemin gjyqesor. Laze i cili aktualisht eshte anetar i KQZ-se thekson se duhet kryer nje nderhyrje e vertete kirurgjikale duke larguar menjehere te korruptuarit nga gjykatat dhe prokurorite. Por kjo jo ne menyre partizance por natyrisht ligjore dhe me ane te rritjes se transparences ne te gjithe pjeset e gjykimit deri tek ekzekutimi i vendimit te gjykatave...
Z. Laze drejtesia shqiptare eshte nje nga pushtetet me te akuzuara ne Shqiperi si pasoje edhe e infektimit te kultures se pandeshkueshmerise. Te gjithe e sulmojne drejtesine e ne kete rast e dime qe kemi nje te semure por cilat jane shkaqet dhe diagnoza per tu sheruar nga kjo e keqe
Drejtesia eshte nje institucion qe ka problemet e saj si ne shoqerite e zhvilluara por edhe ne shtetet ne tranzicion ku bejme pjese dhe ne. Por ne kuader te pyetjes suaj une mendoj qe duhet te saktesojme profilaksine e kesaj semundjeje. Ne kuptim te kesaj kemi nevoje per nje reforme te thelle ne sistemin e drejtesise kam parasysh ketu gjykatat dhe prokurorine reforme e thelle qe duhet te nise me percaktimin e qarte te shkaqeve te kesaj gjendjeje jo te mire te drejtesise. Pikerisht pas kesaj faze duhet te merren masat ne menyre qe drejtesia e cila eshte gur themelor i shtetit te jete nje institucion vertet i pavarur te jete nje drejtesi qe te mos akuzohet ne te ardhmen. Duke bere kete ne hedhim bazat e konsolidimit te nje shteti te denje anetar i Bashkimit Europian ne te ardhmen.
Kur flitet per drejtesine kemi parasysh pikerisht mungesen e besimit te qytetareve ndaj sistemit. Si mund te rifitohet besimi sipas jush dhe cilat jane gjerat kryesore qe duhet te permbaje reforma ne drejtesi
Une reformen do ta ndaja ne dy aspekte Reformen ne sistemin penal dhe ne sistemin civil. shte per tu pershendetur klima e sotme e nje konsensusi per te reformuar sistemin penal dhe drejtesine administrative por duhet te thellohet edhe me tej reformimi ne sektoret e tjere te drejtesise. Kjo reforme duhet te paraqitet qe te paraqitja e qytetarit ne gjykate per te marre drejtesine qe te forma e dhenies se kesaj drejtesie performanca e zhvillimit te procesit dhenia e vendimit e deri te zbatimi i vendimeve te gjykatave. Duhet nje reforme e thelle ne menyren e gjykimit te te miturve duhet nje reforme e thelle ne menyren e gjykimit te korrupsionit. Duhet nje reforme e thelle ne sistemin e vuajtjes se denimeve menyren e ekzekutimit te vendimeve. Po ashtu duhet reforme e thelle ne gjykimin e ceshtjeve administrative. Por ajo qe eshte e rendesishme eshte nje rritje e transparences qofte ne emerimin e gjyqtareve apo edhe ne menyren e gjykimit...
Sapo folet per emerimin e gjyqtareve. Sipas jush ku duhet te synoje kjo reforme
Ne kemi nje ligj per rekrutimin e gjyqtareve dhe ketu mendoj qe duhet te kete nje pune qe duhet te behet qe ne Shkollen e Magjistratures ku pergatiten zyrtaret e drejtesise. Duhet nje reforme ne ligjin per organizimin e drejtesise per funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise te Inspektoratit te KLD-se te Inspektoratit te Ministrise se Drejtesise qe kontrollojne krejt punen e gjykatave. Domethene duhet nje kontroll i vazhdueshem dhe presion pozitiv ne te gjithe keto organizma per ndjekjen me afer te punes se gjyqtarit gjykimeve deri tek marrja e masave ne rastet e punes se dobet dhe punes ne kundershtim me ligjin. Puna duhet nisur qe ne Shkollen e Magjistratures ku duhen gjetur kandidate te tille qe jo vetem nga ana profesionale te jene juriste cilesisht te mire por edhe nga ana morale te jene me integritet. Pra duhet te kete nje kontroll dhe ndjekje te punes se gjyqtarit ne menyre te vazhdueshme qe nga shkolla e deri ne daljen ne pension. Krahas kesaj duhet rritur shume transparenca.
Meqe erdhem te transparenca. Ka nje fenomen ne Shqiperi ku gjykatat e Shkalles se Pare jane pergjithesisht transparente. Por kjo mungon ne dy shkallet e tjera te gjyqesorit...
Gjykata e Larte eshte nje institucion me vete. Por une dua te flas per dy shkallet me te uleta. Ata kane bere hapa drejt transparences dhe nuk eshte se mungon deshira e gjyqtarit per te bere seanca te hapura pasi e ka dhe detyrim ligjor por mungojne sallat dhe ka probleme te infrastruktures. Une kam propozuar nje projekt-ide ne kuader te reformes ne drejtesi qe te parashikohet nje kapitull me vete per menyren e zhvillimit te seancave nepermjet dokumentimit dixhital gje qe do te synoje rritjen e metejshme te transparences. Kjo ka te beje me faktin qe cdo seance gjyqesore duhet te dokumentohet ne menyre sa me te sakte pra qe te mos transkriptohen vetem ato qe thote gjyqtari apo ato qe gjyqtari kerkon te shenohen ne procesverbal por te dokumentohet gjithcka. Filmimi i seancave dhe transmetimi i tyre direkt do te krijoje me shume besim edhe te qytetaret. Duhet reformuar ne menyre krejt rrenjesore forma e zhvillimit te proceseve paraqitja e gjyqtareve dhe e paleve por edhe sjellja e tyre ne sallen e gjykimit.
Zoti Laze per te qene me konkrete si mund qe drejtesia te jete me efikase ne ndeshkimin e korrupsionit
Sistemi i drejtesise duhet ta filloje kete lufte duke u nisur nga vetja. Me te drejte sot anatemohet sistemi i drejtesise si i korruptuar jo me te pretendohet se ai do te luftoje korrupsionin. Pra ne menyre qe te pretendohet nje lufte e forte dhe pa kompromis ndaj ketij fenomeni duhet qe sistemi i drejtesise ne radhe te pare te pastrohet nga njerezit e korruptuar. Me kete nuk dua te them se gjyqtaret jane pjese e sistemit korruptim por une si ish-pjesetar i sistemit te drejtesise mendoj se shumica derrmuese e gjyqtareve jane te afte te perkushtuar dhe me integritet qe e kane refuzuar korrupsionin. Nje pjese e vogel e ketij sistemi qofte gjyqtare qofte prokurore bejne ate qe anatemohet i gjithe sistemi. Para disa viteve u ngrit nje iniciative pozitive nga Keshilli i Larte i Drejtesise ne lidhje me librin e bardhe por ngeli ne gjysme sic ngelin shume iniciativa te tjera. U volen shume mendime por nuk u be asgje konkretisht. Ne kete rast duhet qe mendimet e marra nga aktoret e interesuar te implementohen direkt ne reforma ligjore dhe te ushtrohet nje presion pozitiv madje edhe negativ mbi ata aktore qe kane direkt ne dore fatet e proceseve qe godasin korrupsionin.
Korrupsioni eshte nje kancer ne shoqerine shqiptare i cili eshte i domosdoshem te hiqet ne menyre qe kjo shoqeri te jete me e shendetshme dhe shteti shqiptar te jete me shume e me mire ne dobi te qytetareve. Qe kjo te behet efikase nga sistemi i drejtesise pra qe ndeshkimi te vije me ligj ka nevoje per reforma sic e thashe me siper si ne sistemin e gjykimit ashtu edhe ne sistemin e prokurorise. Sistemi i drejtesise duhet perkrahur me fonde dhe investime ne menyre qe te kemi procese gjyqesore cilesore dhe transparente. Gjyqtaret duhet te jene ne balle te vleresimit te duhur nga shteti ne aspektin financiar madje mund te them se duhet te vleresohen shume qe te rritet motivacioni. Por krahas saj duhet te rritet kontrolli dhe goditja e fenomeneve korruptive. Korrupsioni eshte nje fenomen qe drejtesia i jep ndeshkimin final por eshte nje semundje qe perfshin gjithe shoqerine. Ndaj pike se pari duhen ndermarre ata hapa qe rrisin pavaresine e gjyqesorit krijojne mundesine qe gjyqtaret te marrin vendime sipas ligjit por kontrolli duhet bere nje instrument jo per tu perdorur politikisht por vetem qe te mbaje nen presion gjyqtaret apo prokuroret ne menyre qe te zbatojne ligjin e te mos preken nga korrupsioni. Qe te ndodhe kjo ka nevoje per reforma te thella qe percaktojne qarte dhe prere kompetencat dhe detyrat si dhe te mos lene hapesire per interpretime.
Z. Laze ju vini nga drejtesia por aktualisht jeni anetar i KQZ-se qe prej vitit 2009. Ku e shikoni veten me shume
Ne fakt pasioni im eshte drejtesia dhe e shikoj veten te lidhur shume me sistemin gjyqesor pasi edhe pse ka te metat e veta mendoj se eshte nje nga sistemet me te pavarura ne vend.
LAJMI FUNDIT Tensionet nderetnike sulmohet ambasada e Maqedonise ne Prishtine 12 ore me pare ... Nje shishe molotov u hodh ndaj nderteses pa shkaktuar deme Tahiri kritikon median per lajmet mbi viziten e saj ne Tirane 1 dite me pare ... E paten akuzuar se ka shpenzuar 50 mije euro per nje udhetim qejfi Haxhinasto ne Maqedoni Te vihen para drejtesise pergjegjesit e incidenteve nderetnike 1 dite me pare ... Ministri i Jashtem dhe njeheresh zv/ kryeministri Edmond Haxhinasto gjate ... Berisha para krereve lokale te PDQershorin qe vjen do te perseris 22 marsin 92 1 dite me pare ... Kryeministri i vendit Sali Berisha ka mbledhur sot pas shume ... PETRITSCH Dalja e shqiptareve te Lugines ne zgjedhjet e 6 majit ne Serbi ne interes te tyre 2 dite me pare ... Nefail MaliqiGjeneve - Beogradi duhet te kete kujdes me keto zgjedhje ... Thaci Nese ndryshojne kufijte nje shtet per te gjithe shqiptaret 2 dite me pare ... Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka deklaruar sot ne sallen ...