E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Qeveria që vodhi votat nuk e zgjidh krizën ekonomike

Tiranë, 2 prill, NOA Për Partinë Socialiste normalizimi i situatës ekonomike në vend nuk mund të vij nga një mazhorancë që ka manipuluar zgjedhjet. Në një reagim për mediat, deputeti i PS-së, Saimir Tahiri, i cilësoi abuzive deklaratat e ministrit të Financave, Ritvan Bode për rritje ekonomike në vend.

Tahiri u shpreh se përpara se Bode të flas për rritje ekonomike, duhet tu tregojë shqiptarëve pse u është rritur kosto e jetesës

Ai theksoi se deklaratat e ministrit i kujtojnë PS-së kohën e lulëzimit të piramidave. Shifrat frymëzuese që ai na jep vijnë nga nevoja për ta fshehur rënien e përditshme të ekonomisë, njësoj si rezultatin e zgjedhjeve të kutive të mbyllura, u shpreh Tahiri.

Ai theksoi se fakti që ka përditë e më shumë papunësi lidhet me pushtetin e votave të grabitura.

m.xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›