E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropianët aktivë kundër Sirisë

Nga Express më 26 prill 2011 në ora 12:36

Franca, Gjermania dhe Britania në OKB po punojnë në hartimin e një teksti, i cili do të dënojë sulmet e forcave qeveritare siriane ndaj protestuesve.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka bërë thirrje për hetime të pavarura, pas informacioneve se forcat siriane vranë 39 njerëz e plagosën 70 të tjerë në qytetin jugor të Daras.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se po shikon mundësinë e sanksioneve të reja kundër Sirisë. Zëdhënësi Jay Carney tha se administrata e Barack Obamas për javë të tëra ka kërkuar nga presidenti i Sirisë, Bashar al Assad, të respektojë premtimet për reforma.

I pyetur nëse sirianët kanë humbur besimin tek udhëheqësi i tyre, Carney deklaroi:

"Ashtu si për të gjitha vendet e tjera është në dorën e popullit të Sirisë të vendosë se kush duhet të jetë udhëheqësi i vendit. Padyshim që populli sirian dhe të drejtat e tij duhet të respektohen. Ai nuk duhet të sulmohen, e as të vritet, derisa shpreh shqetësimet e veta".

Në ndërkohë, Departamenti i Shtetit ka kërkuar nga ekipi dytësor në ambasadën amerikane në Damask dhe familjet e trupit diplomatik të largohen nga Siria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›