E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa ka ndryshuar pluralizmi Maqedoninë?

Nga Express më 26 prill 2011 në ora 11:32

Tashmë 20 vjet pas funksionimit të Maqedonisë si shtet pluralist, partitë politike shqiptare nuk kanë arritur të realizojnë as kërkesat themelore të elektoratit, edhe pse në çdo zgjedhje garohet me premtimin për të realizuar ide të mëdha, të cilat do të çonin përpara çështjen shqiptare si pjesë shtet-formuese në kuptimin politik, vlerëson Valon Kurtishi, nga organizata joqeveritare “Illyricum Libertas” në Tetovë.

Kurtishi thotë se ka pak shpresa që në këto zgjedhje të ndryshojë realiteti i disfavorshëm politik ndaj shqiptarëve.

“Është problematik vetë thelbi i sistemit politik këtu në Maqedoni – flas për skenën politike shqiptare dhe partitë politike shqiptare. Assesi nuk do të arrihet të realizohet ajo që janë duke e trumbetuar për 20 vjet me radhë politikanët – që shqiptarët më në fund të jenë të barabartë në këtë shtet, si në aspektin politik, ashtu dhe në atë juridik”, thotë Kurtishi.

Sipas tij, edhe në këto zgjedhje, partitë politike do të garojnë kryesisht me promovimin e ideve të vjetra, të konvertuara në kohën e sotme.

“As kësaj radhe nuk shohim ide të reja. Njëzet vjet flitet për integrim në Bashkimin Evropian dhe ky integrim assesi nuk po arrihet. Po aq vite flitet për integrim në NATO dhe kjo nuk arrihet. Njëzet vjet flitet për një element shtet-formues për komunitetin shqiptar të Maqedonisë dhe kjo nuk arrihet”, theksoi Kurtishi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›