E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP: 196 zyrtareve e politikaneve do t’u kontrollohet pasuria Eglantina Nasi

Plot 196 zyrtare dhe politikane ne rang vendi, do t’i nenshtrohen nje procesi te detajuar te kontrollit te pasurise se tyre. E kjo, pasi ata u perzgjodhen nga shorti i pervitshem elektronik rreth nje procesi te tille, nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILKP). Ku nje gjyqtar dhe nje doganier, ishin te paret zyrtare qe u perzgjodhen nga totali i 4670 subjekteve deklaruese te pasurise, sipas ligjit respektiv. Ndersa pjesa me e madhe e 196 te perzgjedhurve, rezultoi se ishin pikerisht inspektore tatimesh, doganiere, drejtore drejtorish ne Ministri te ndryshme madje edhe kryetare komunash apo prefekte. Por me te pakte kane qene ne fakt, deputetet apo figurat e njohura te politikes. Ku disa emra qe spikaten ne shortin e djeshem prej kesaj kategorie, kane qene per shembull ata te deputeteve socialiste Ben Blushi, Fidel Ylli, Hazi Gashi, Edison Konomi dhe Arben Cuko. Por edhe ai i demokratit Mehmet Xheka. Ndersa sa u perket niveleve te larta qeverisese, nga shorti i djeshem rezultoi emri i zevendesministrit te Ekonomise, Neritan Alibali , si zyrtari me i larte qe do t’i kontrollohet pasuria. Sakaq, nje rezultat tjeter interesant i shortit te hedhur dje ne mjediset e Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP), ka qene edhe ai i perzgjedhjes se disa zyrtareve, te cilet gjate 10 viteve te funksionimit te ketij institucioni, nuk i jane nen shtruar asnjehere kontrollit te pasurise se tyre. Kujtojme gjithashtu se kesaj here eshte rritur koeficienti i perzgjedhjes nga shorti, ku vec kontrollit te deklaratave, nje kategori zyrtaresh, pikerisht ata te cilet jane edhe subjekte te kontrollit te plote per shkak te funksionit te tyre, i nenshtrohen edhe kontrollit aritmetiko-logjik. Ku ky i fundit eshte ne vetvete nje analize me e detajuar e te ardhurave te deklaruara prej tyre. Jane 447 persona qe bejne pjese ne kete kategori dhe deri me tani ketij kontrolli u jane nenshtruar 90 prej tyre. “Nje nga instrumentet e parashikuara ligjore, qe zyrtaret deklarues te pasurise dhe interesave private t’i nenshtrohen kontrollit te plote, eshte edhe perzgjedhja e tyre rastesore me ane te shortit. Ne respekt te tradites te mire te ketij institucioni, procedura e pervitshme e shortit do te zhvillohet e hapur, per te mundesuar gjenerimin e nje liste sa me transparente”, do te shprehej gjate hedhjes se shortit, kryeinspektorja e Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, Zana Xhuka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›