Tete vjet ndryshim Nga Prof. Dr. Sali Berisha
Kjo eshte mbledhja e fundit e ketij kabineti, pas dy mazhorancash. Mbledhja e 425 ne tete vite, ne te cilat jane miratuar 7255 ligje dhe vendime, nga keto 5960 vendime, 1292 ligje, 47 akte normative, te cilat kane perbere infrastrukturen ligjore te te gjitha reformave ne te gjitha fushat. Kane perbere infrastrukturen ligjore te te gjitha marredhenieve bilaterale dhe multi-bilaterale te Shqiperise me vendet partnere mike dhe institucionet nderkombetare. Ne keto 7255 akte ligjore dhe nenligjore, dhjetera mijera faqesh eshte shkrire mundi, djersa, perkushtimi profesionalizmi, pasioni, i punonjesve te administrates shqiptare, por dhe specialisteve te huaj, eshte shkrire mundi dhe djersa e punonjesve te institucioneve te ketij shteti. Kurre ndonjehere ne historine e vendit ne tete vite, nuk eshte ndertuar, konsoliduar nje infrastrukture e tille ligjore e reformave, e bashkepunimit, e angazhimit te Shqiperise ne rrafshin nderkombetar.
Qe diten e pare, te mazhorances se kesaj partie dhe deri me sot, dy kane qene objektivat e te gjitha objektivave. Dy kane qene qellimet e te gjitha qellimeve. Me bindjen me te thelle se ato ishin dhe interesat me jetike, te cdo femije, te riu, gruaje, burri te moshuari te ketij vendi. Keto dy objektiva ishin dhe mbeten, se pari integrimi i Shqiperise ne institucionet europiane dhe euro-atlantike dhe se dyti objektivi tjeter Shqiperia vend i zhvilluar.
Tete vjet me pare procesi i integrimit te Shqiperise ishte i ngrire, ishte i paralizuar dhe kjo jo per shkak te partnereve apo institucioneve nderkombetare, por para se gjithash dhe mbi te gjitha, per shkak te papergjegjesise se atyre qe qeverisnin, te cilet cdo dite, cdo jave, cdo muaj, vendosnin interesa meskine te pushtetit te tyre, mbi keto interesa jetike te qytetareve shqiptare dhe te kombit shqiptare. Shqiperia kishte hapur negociatat per marreveshjen e stabilizim-asociimit, por firmosja e saj shnderrohej ne nje horizont qe largohej gjithnje e me shume, sepse ajo nuk bente zgjedhje te lira, por bente zgjedhje te dhunuara, sepse ajo nuk luftonte korrupsionin, por konsolidonte sistemin e korrupsionit, sepse ajo nuk luftonte krimin e organizuar, por pushteti bashkejetonte me bandat me te rrezikshme te Europes dhe ne Europe botoheshin njeri pas tjetrit vellime, kronika, per mafien shqiptare, si mafia me e rrezikshme e kohes. Keto ishin faktore dhe rrethana, te cilet kishin ngrire procesin e integrimit europian dhe procesin e integrimit euro-atlantik.
Me guxim te madh, me vendosmerine dhe me besim te palekundur ne procesin e integrimit, si e ardhmja me e shkelqyer shqiptare, ne ia dolem ne nje afat kohor te shkurter dhe jo pa veshtiresi, sepse ne erdhem ne pushtet ne nje periudhe kur entuziazmi per zgjerimin e Bashkimit Europian kishte rene. Ne erdhem ne pushtet ne nje kohe kur, ishin shfrytezuar ne maksimum pamundesite e shqiptareve brenda ne Shqiperi per te shtjelluar perspektiven europiane te vendit. Megjithate vendosem dhe proceduam me zbatimin e ligjit, proceduam me te gjitha potencialet tona me funksionimin e shtetit ligjor dhe arritem ne vitet e para te qeverisjes te firmosin marreveshjen e stabilizim- asociimit kontraten me te madhe, qe kombi shqiptare kishte firmosur ne shekuj me vendet europiane.
Pas firmosjes se saj duhet te fitoje besimin te 27 parlamenteve te vendeve anetare, qe ata te votonin e ta ratifikonin. Ne reforma te thella, ne pune serioze, ne lobim te fuqishem ne ia dolem qe ne nje kohe normale marreveshja e stabilizim-asociimit te Shqiperise, ne Bashkimin Europian te ratifikohej nga te gjitha parlamentet e vendeve anetare. Mbi bazen e sukseseve te arritura, ne kundershtim edhe me opinione te ndryshme, kerkesa jone per anetaresim perfundimtare ne Bashkimin Europian u pranua, natyrisht ne ujdi nga te gjitha vende nga presidenca ceke.
Ne vazhdim, duke vleresuar perpjekjet dhe reformat tona, Keshilli i Ministrave te Bashkimit Europian vendosi qe te autorizoje komisionin per ti dhene pyetesorin Shqiperise. Dokument ky, i ndertuar mbi 2284 dhe 2000 nen pyetje, i cili kishte vetem nje qellim, te testonte a ishin te afta institucionet shqiptare te trajtonin procesin e integrimit te vendit te tyre. Pyetesori u trajtua ne menyren me serioze nga te gjitha institucionet e ketij shteti, u pergatiten te gjitha pergjigjet, te cilat ne Komisionin Europian moren vleresimin pozitiv. Nderkohe Parlamenti Europian vendosi te hapet per Shqiperine heqja e perkohshme te vizave, 90 ditore, me Bashkimin Europian. Vendim, te cilin e mbeshteti Komisioni Europian dhe i dorezoi Shqiperise udherrefyesin ne mandatin e dyte per heqjen e vizave. Natyrisht kerkesat ishin nga me te rreptat.
***
Ne te gjithe karrieren politike dhe sa te vazhdoj te merrem me politike, kurre ndonjehere, nuk i kam kerkuar asnje miku, asnje zyrtari te huaj ate qe nuk na takon. Ka qene dhe eshte nje parim i prere i imi. Nje skepticizem i madh ekzistonte per vizat . Ne mendjen e zyrtareve te vendeve te Bashkimit Europian, por edhe institucionet europiane nuk ishin shlyer akoma eksodet masive te shqiptareve. Megjithate pavaresisht nga keto, vendimet per Shqiperine ishin pozitive, kerkesa jone ishte vetem nje; - urdheroni ne Shqiperi te verifikoni zbatimin e te gjitha kerkesave te udherrefyesit nga autoritet shqiptare. Mbetem me shume mirenjohje ndaj qeverive dhe kryeministrave, personaliteteve te vendeve anetare, te cilet e mirepriten kete qendrim, derguan perfaqesuesit e tyre, te cilet u kthyen me mendimet me pozitive, me mendime qe si kishin para se te vinin dhe vizat u hoqen per shqiptaret, kjo perben nje arritje tjeter per ta, arritja e jetes, perben nje nga hapat e medha ne procesin e integrimit. Asnje komb nuk ka vuajtur per lirine e vizes sesa shqiptare , ne nje kohe kur jetonin te rrethuar me tela me gjemba, ne nje kohe kur fqinjet tane nga jugu dhe veriu leviznin pa viza ne Europe.
Pas ketij procesi, problemi i radhes dhe shume i rendesishem mbetej statusi i vendit kandidat. Qeveria beri gjithcka ndermori cdo reforme, cdo ligj, akt, vendim per te merituar statusin dhe pavaresisht nga disa ndjesi negative te albanofobeve ne pozicione te ndryshme, ne ia dolem te permbushim nje nga nje cdo detyrim, qe rrihte nga kriteret, standardet, kerkesat per te merituar statusin e vendit kandidat.
Ndaj dhe dy vjet me pare Komisioni Europian ne raportin e tij ne tetor, vendos te rekomandoje Shqiperine per te marre statusin e vendit kandidat dhe le tre ligje, per te cilet prej shume muajve me pare ishte arritur plotesisht konsensusi, qe ato te votoheshin ne parlament per te finalizuar perfundimisht paraqitjen ne Keshillin e Ministrave per diskutim dhenin e statusit te Shqiperise.
Shqiptaret duhet ta dine, se per asnje vend, nuk ka ndodhur ndonjehere ta pengohen per tre ligje, per te cilat nuk kishte vakum. Po, ka ndodhur kur eshte bere fjala per krime kunder njerezimit, denimet e tyre etj, por jo per ligje per te cilat nuk ekzistonte asnje vakum ne legjislacionin shqiptare. Pavaresisht nga kjo me e paimagjinueshmja ishte qe shqiptaret te kundershtonin votimin e ketyre ligjeve. Nuk ishte e para qe u vendosen tre ligjet , pavaresisht nga komenti im, qe nuk jane vendosur per asnje vend, perseri dua te them dhe te jeni te sigurte se nuk do te nguroja te shprehja ndryshe mendimi, vendosja e tyre nuk demtonte shqiptare, perkundrazi votimi i tyre e bente procesin, nje proces teresisht te pranueshem . Duke votuar keto ligje te dy palet deshmonin ne Shqiperi perkushtimin dhe angazhimin e tyre per kete proces jetik, kaq ishte domethenia e nje kushti, te cilin sic dihet u shnderruar ne nje pengese dhe shtyrje per dy vite me radhe per statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Por keto ligje u votuan dhe eshte ne meriten e madhe dhe te padiskutueshme te punes se institucioneve te ketij shteti, te cilet sollen Shqiperine ne fazen ne stadit per te marre statusin e vendit kandidat per te cilin jam i bindur se do ta marre ne dhjetor te vitit qe vjen.
***
Ne rrugen e integrimit, shqiptaret jane perballur me veshtiresite e tyre, me te medha sesa kombet e tjera. Nuk ekziston ne Europe nje politike armiqesore ndaj shqiptareve, absolutisht, perkundrazi , kjo eshte periudha e solidariteti me te jashtezakonshme ne historine tone kombetare te vendeve europiane, kombeve te zhvilluara. Por eshte shume e gabuar te mendohet se nuk ekzistojne albanofobet. Harrohet se ndaj ketij kombi perseri projektohen atavizma, te cilat eksitojne ne te gjitha nivelet, ekzistojne ne te gjitha institucionet. Une nuk them se shqiptaret jane pa te meta, pa defekte, pa probleme, por komb me te mire mbi toke nuk ka. Kjo eshte e verteta e tyre dhe kete te vertet po e faktojne dhe do ta faktojne gjithnje e me shume. Mirepo ne ne rrugen tone drejt Evropes na rastisi fatkeqesia ne shtepine tone. Si asnje komb tjeter qe ka enderruar te beje folene e tij te se ardhmes se tij ne Be, ne shqiptareve na takoi qe njera force kryesore politike nje here ne qeveri dhe nje here ne opozite te jete me vullnetin me te lige ne procesin e integrimit, ta ngrije ate kur ishte ne pushtet dhe te beje gjithcka publikisht per ta bllokuar ate kur ishte ne opozite.
Kur ne firmosnim Marreveshjen e Stabilizim-Asoociimit, Edi Rama fuste trumbeta e bori ne Parlament, per ti thene Europes se ky nuk eshte parlament, por eshte nje park zoologjik dhe se i tille eshte parlamenti shqiptar.
Kur ne lobonim per ratifikimin marreveshjes se Stabilizim asoociimit, shperndante letrat tek partite e majta dhe partite ekstremiste te mos e ratifikonin marreveshjen.
Kur ne ia paraqisnim kerkesen presidences ceke dhe ai e pranonte pasi kishte marre konsensusin e vendeve anetare, kreu i opozites ne Shqiperi e denonconte si nje akt elektoral. Kur KE dhe PE votuan per te hapur per shqiptaret perspektiven e heqjes se vizave, kreu i opozites nguli cadrat para kesaj ndertese dhe i hoqi ato vetem kur i thane miqte e tij se vizat nuk i pengon dot.
Kur zbatimi i procesit per heqjen e vizave po avanconte, ai me nje grup racistesh albanofobesh ne PE, kundershtonte dhe hapte trillime e shpifje nga me te uletat per vendin e vet, duke paraqitur Shqiperine si cerdhe ekstremizmi, paraqisnin shqiptaret si nje popull qe do te dyndej prej 800 mijesh drejt tyre, organizonte protesta ne mbare vendin, nen moton “hap kutite te clirosh vizat”, por vizat u moren. Kur Shqiperia diskutohej per marrjen e statusit te vendit kandidat, u zhvesh me keq se sa ne plazhet publike te botes, nuk dha voten ne parlament dhe shtyu statusin per dy vite.
***
Ju keni votuar, ju e keni dhene vendimin tuaj dhe me keto fjale nuk asnje qellim tjeter, pervecse asaj qe te uroj se personi qe votuat dhe qe per pak dite do te ulet ne kete karrige te mos perdore interesat e tij meskine, te pushtetit te tij, per te bllokuar ne traditen me te keqe, nje proces qe eshte jetik per ju, per familjen tuaj, per kombin per vendin ne teresi. Ne qendrojme fuqishem ne mbeshtetje te procesit te integrimit dhe ju garantoj se edhe ne opozite ne do te jemi promotore te pamposhtur te ketij interesi dhe te ketij procesi.
***
Shqiperia eshte nje vend i vogel qe ka vuajtur me shume se cdo gje tjeter per problemet e sigurise kombetare. Ka perjetuar pushtime nga me te shumellojtat. Ne kete aspekt, nuk ka kundershtim sikunder per cdo komb, por ne menyre te vecante per kombin tone se problemet e sigurise jane problemet me kryesore, me te rendesishmet. Keto probleme kane qene gjithnje me kryesoret por jane dhe sot, kur e verteta eshte se bota ecen per fat te keq ne nje trend pasigurie. Ndaj dhe ne axhenden tone, ne fillim te mandatit te pare percaktuam si kreun e te gjitha puneve tona, percaktuam si objektivin me madhor, numer 1 te mazhorances, anetaresimin e Shqiperise ne NATO.
Une dua tu rrefej ju, te dashur qytetare, se gjithe jeten do te mbaj ne mendje viziten time te pare si kryeminister ne seline e NATO-s ne vjeshten e vitit 2005. Nuk do te harroj kurre atmosferen skeptike qe une gjeta ne kete keshill burrash te nderuar dhe kjo vetem e vetem per shkaqe shqiptare. Por me pune, me reforma, me konkretizim reformash, ne raportime te tjera periodike qe beja ne kete Keshill konstatova me kenaqesi se klima per Shqiperine po ndryshonte dhe po ecte ne kahjen pozitive. Natyrisht me duhet te them ketu se Shqiperia u be anetare e NATO-s fale mbeshtetjes se fuqishme, vullnetit pozitiv, ndjenjave te miqesise te SHBA-ve dhe te presidentit Bush, por Shqiperia nuk do te merrte kurre ftesen ne Bukuresht, nuk do te anetaresohej ne Samitin e Strasburg-Kehl, ne rast se ajo nuk do te ndermerrte reformat me serioze, me te rendesishme, ne Forcat e Armatosura, ne zbatimin e ligjit, ne luften kunder korrupsionit, ne standardet demokratike. Aleanca e Atlantikut te veriut eshte se pari aleance politike e kombeve te lira. Ne, ne nje vendosmeri te palekundur beme gjithcka qe te plotesonim cdo kriter, cdo standard, cdo kerkese dhe ia dolem. Edhe ne kete proces, Shqiperia si asnje vend tjeter kishte kundershtare te fuqishem te brendshem opoziten shqiptare. Njeriu qe do te ulet ne karrigen e kryeministrit pas pak ditesh organizoi mitingun e protestes ne te nesermen e fteses qe morem ne Bukuresht .
***
Anetaresimi ne NATO perben per Shqiperine arritjen me te madhe ne historine e saj pas shpalljes se pavaresise, perben garancine me te madhe per shqiptaret per te ndertuar te ardhmen e tyre ne liri. Ndaj dhe kjo arritje e madhe nuk mund te c’behet. Ne qendrojme te vendosur te bejme gjithcka qe Shqiperia ne cdo kohe dhe ne cdo rrethane, te plotesoje cdo detyrim ndaj Aleances me te madhe, te lirise, aleances se bekuar te Atlantikut te Veriut. Nje nga objektivat tone me madhor pasi erdhem ne pushtet ne vitin 2005 ishte mbeshtetja per pavaresine e Kosoves. E verteta eshte se pas clirimit te saj nga Aleanca e Atlantikut te Veriut dhe bllokimi i rezolutes se miratuar ne fillim, kundershtaret e pavaresise se Kosoves ato vite u rriten, kundershti te forta u krijuan brenda grupit te kontaktit per pavaresine e Kosoves. Kundershtite ishin dhe ne rajon. Vetem pak jave me pare, qytetaret shqiptare pane nje minister te nje vendi tradicionalisht mik, te griste para nje medie televizive harten e Kosoves. Une i garantoj shqiptaret se si ai minister qe nuk e permbajti dot urrejtjen e tij ka ne shume parlamente, ne shume qeveri, ne institucione te ndryshme, te cilet e kane perjetuar pavaresine dhe triumfin e shqiptareve ne Kosove si nje tragjedi te madhe per miqte e tyre serbe, por edhe per veten e tyre. Argumentet ishin nga me absurdet, me qesharaket, edhe argumente qe jane perdorur 100 vjet me pare per te penguar pavaresine e Shqiperise. Ne qindra e qindra takime politike, diplomatike bilaterale dhe ne Samite nderkombetare ne beme avokatine me te palekundur te pavaresimit te Kosoves si nje kusht vendimtar per paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe me gjere.
Pavaresia e Kosoves eshte para se gjithash veper e qytetareve te saj qe derdhen lumenj gjaku dhe djerse per tu bere te lire dhe te pavarur, por pavaresia e Kosoves nuk mund te ndodhte pa mbeshtetjen e fuqishme te SHBA-ve, pa vendimin e ketij vendi per tu dhene te drejte shqiptareve ne Kosove te kene shtetin e tyre te pavarur. Ne kete proces, Shqiperia, nje vend i vogel luajti rolin e saj te pazevendesueshem dhe jo rastesisht verdikti i vendit te madh te lirise per pavaresine e Kosoves, nuk do te shpallej ne asnje kryeqytet tjeter pervecse ne Tirane, ne viziten e tij historike ne Shqiperi, nga presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush ne te famshmen “Time is now” per pavaresine Kosoves. Diplomacia shqiptare u angazhua me te gjithe potencialet e saj per te rritur njohjet. Sot Kosova ka shenuar suksese te jashtezakonshme. Ajo eshte shnderruar ne nje faktor paqeje dhe stabiliteti, ka zhvilluar nje proces te gjate negociatash ne Bruksel te cilin ne e mbeshtesim me te gjithe potencialin tone.
***
Integrimi dhe e ardhmja europiane eshte e ardhmja me e shkelqyer. Ka qene dhe mbetet objektivi dhe pasioni yne kryesor, por Shqiperia e zhvilluar eshte nje projekt tjeter po kaq madheshtor, po kaq jetik per shqiptaret, qenien, identitetin, dinjitetin e tyre. Te imagjinoje nje projekt te tille ne vitin 2005 ishte pothuaj e paimagjinueshme. Cilido qe rikthehet ne ate vit do te gjeje se Shqiperia ne teresine e treguesve ishte nje vend i botes se trete dhe me pak se i botes se trete. Shqiperia ne vitin 2005 perseri renditeshin ne grupin e vendeve me te ardhura te uleta ne Evrope dhe ne bote, me rroga qesharake, me rroge mesatare 220 dollare, me investime te huaja ne 8 vite , me nje mesatare 38 milion dollare ne vit. Koha kishte ndaluar. Bandat benin ligjin dhe sundonin ne porte, ne aeroporte dhe ne zyrat e vendit, ne simbioze me qeveritaret. Bashkia e Tiranes ishte shnderruar ne lavatricen kryesore te parave te droges dhe te krimit te organizuar jo vetem ne Shqiperi, por dhe ne rajon. Raportet me serioze te BB faktonin se ne Shqiperi cdo vit 1,4 miliard dollare nga taksat dhe tatimet perfundonin ne xhepat e qeveritareve dhe kontrabandisteve. Infrastruktura rrugore e Shqiperise ishte nder me te rrenuarat e planetit, infrastruktura ujore, ishte inekzistente. Vitet e shkollimit te shqiptareve zbrisnin ne menyre progresive. Vdekshmeria foshnjore ishte dyshifrore. Shqiperise nuk i besonte njeri dhe e percmonte. Natyrisht te dy projektet, projekti i integrimit te vendit, dhe projekti i Shqiperise vend i zhvilluar, ne themel kane te njejtat parime dhe vlera, kane funksionim e shtetit ligjor, luften kunder korrupsionit, lirine dhe te drejtat e individit, lirine e tregut.
Ndaj dhe ne me perkushtimin me te madh u angazhuam se pari te konsolidojme keto vlera ne themel. Dhe ne ia dolem, ia dolem te shpartallojme njera pas tjetres mbi 260 grupe dhe banda te cilat sundonin kudo, te shnderrojme Shqiperine ne nje vend te sigurte. Ia dolem te ndermarrim nje beteje te suksesshme kunder korrupsionit, ndonese eshte larg crrenjosjes se tij, ndonese askush nuk mund te mohoje se ne procese te tera sot ka zero korrupsion dhe ne procese te tjera ka serish korrupsion. Por nje vend, i cili kishte 80 % te prokurimeve publike direkte, u shnderrua ne vendin e pare ne bote me sistem prokurimi 100 % elektronik dhe tani se fundi dhe blerjet e vogla. Nje vend i cili pranimet universitare i kishte me te korruptuarat, sot ka zero korrupsion. Nje vend ne te cilin gelonte korrupsioni ne cdo skaj dhe ne cdo qoshe nepermjet tarifave te ndryshme, zhduku pjesen derrmuese te tarifave vetem per te zhdukur korrupsionin. Ne nje vend ne te cilin nuk denohej kush per korrupsionin hapi nje kapitull te ri, denimin e tij dhe Prokuroria e Shtetit coi para ligjit qindra e qindra zyrtare te te gjitha niveleve. Perseri ka korrupsion, por Shqiperia ne kete beteje ia doli te arrije te gjitha objektivat, te cilat kishin si kusht luften kunder korrupsionit, ia doli te firmose Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, te dorezoje kerkesen per anetaresim, te plotesoje pyetesorin, te heqe vizat, te meritoje statusin, te meritoje anetaresimin ne Bashkimin Europian, te meritoje kompaktin ne iniciativen e Presidentit Bush te Sfides se Mijevjecarit.
***
Keto tete vite rastisen vitet e krizes ekonomike me te thelle te Europes. Te ndermerrje projektin e Shqiperise se zhvilluar, ne nje kohe kur Europa zhytej ne krizen me te thelle, ngjasonte si aventure, por e verteta eshte se keto tete vite, cdo jave, cdo muaj, cdo vit e beme kete projekt me te prekshem e me real. Kjo para se gjithash e mbi te gjitha per shkak te performances se ekonomise shqiptare. Reformat tona ekonomike dhe fiskale bene qe ekonomia e vendit te mbetet nder me te paktat ne Europe e me gjere qe te mos bjere ne recesion. Kete e konfirmon Fondi Monetar Nderkombetar, Banka Boterore dhe cdo institucion nderkombetar. Kete e shkroi edhe gazeta qe e beson aq shume Edi Rama, kete ia thane te gjithe ekspertet nderkombetare qe solli nje jave me pare ne hotel Sheraton. Ka vetem nje njeri qe nuk e beson, qe nuk e pranon dhe ky eshte njeriu qe nuk ka asnje nocion per ekonomine: piktori deshtak, Edi Rama. Te kundershtosh nje konkluzion unanim te te gjitha institucioneve financiare nderkombetare do te thote te mos kesh nocionin me elementar se c’perfaqeson ky konkluzion, se c’perfaqeson rritja. Ndaj zilet kumbojne per te gjallet. Ne konference pati nje konkluzion: keta kane 95 perqind deshtim, sepse, sic tha nje nga reformatoret e shquar te rajonit, keta mohojne cdo gje dhe po mohove cdo gje, do te thote nuk kupton asgje dhe po nuk kuptove asgje, nuk ke si te ndertosh sukses, por vetem deshtim.
Performanca ekonomike e Shqiperise beri te mundur qe mazhoranca ne dy mandate te inkasoje mbi 9 miliarde dollare te ardhura me shume, sesa mazhoranca para saj, ne tete vite. Kjo beri te mundur te rrisim rrogat e pensionet ne menyren me te fuqishme, beri te mundur te transformojme infrastrukturen ujore e rrugore te vendit. Shqiperia kishte rruge te botes se trete dhe ne deklaruan se do te ndertojme e rindertojme cdo rruge ku jetojne shqiptare. Ne zbatim te ketij objektivi, ne ndertuam mbi 10 mije kilometra rruge, rruge kryesore, dytesore, tretesore, ne te kater anet e vendit. Nuk kishte e ka objektiv me te veshtire se ky, por edhe me jetik per shqiptaret. Pa rruge nuk ka treg, nuk ka zhvillim, nuk ka perparim, por vetem prapambetje. Ne krye te radhes, ne zgjodhem nje projekt si kryeprojekt per Shqiperine, Rrugen e Kombit. Kundershtaret e pavaresise se Shqiperise, nje nga argumentet absurde qe paraqisnin ishte se Kosova nuk kishte dalje ne det, nderkohe qe Serbia qe ata mbronin nuk kishte dalje ne det, nderkohe qe Austria eshte nder vendet me te zhvilluara te Europes dhe nuk ka dalje ne det, por kete ia numeronin Kosoves si nje minus te madh. Rruga u ndertua. Perpjekjet per ta bllokuar ate me greva urie ne tunelin e Kalimashit do te mbeten te shkruara perjete ne muret e atij tuneli si akt i turpshem antikombetar. Tre tunele do te transformojne Shqiperine dhe gjeografine e vendit ne menyren me te ndjeshme: tuneli i Kalimashit, tuneli i Qafe Murrizit qe nuk u ndertua, por qe i ka fondet gati dhe tuneli i Kerrabes qe perfundoi.
***
Ne vitin 2005, shqiptaret jetonin si nje komb kolektivisht i ndeshkuar me nderprerje te vazhdueshme te energjise. Si asnje kombi tjeter ne Europe, energjia u nderpritej cdo dite me ore te tera, qytetet ndeshkoheshin dhe te udhetoje mbi Shqiperi, media thoshte se dukej si mbi Sahara, ku naten kurrkund mbi territorin e saj nuk shihej drita. Sipermarrjet energjetike ishin shnderruar ne miniera floriri per qeveritaret. Ne u zotuam se nuk do te pranojme kurre denimin kolektiv te qytetareve tane dhe se cmimi me i larte i energjise elektrike eshte mungesa e saj. Bazuar ne keto parime e ne perputhje me zotimin tone, nga viti 2007 e deri me sot, energjia nuk u eshte nderprere qytetareve shqiptare, qofte edhe nje ore, per mungese te saj. Kjo mazhorance, ne dy mandate, duke iu permbajtur ketij parimi, ka importuar jo 100 a 200, por 910 milione euro, te dashur qytetare dhe ju e meritoni plotesisht kete. Energjia eshte jeta. Pas diktatures, asgje nuk ndalon zhvillimin, sesa mungesa e energjise. Nuk ka zhvillim pa energji. Dhe jo vetem kaq, por per te garantuar rrjetet dhe per t’i rindertuar ato, kjo mazhorance, ne dy mandate ka investuar 740 milione euro ne linjat e tensionit, stacionet elektrike dhe turbinat e prodhimit. Te marre se bashku, 1 miliard e 640 milione euro u investuan ne projektin qe ju te mos mbeteni ndonjehere pa drita. Mazhoranca e re vjen me moton: T’i lutemi Zotit te na bjere shi. Edhe ne i lutemi e i jemi lutur Zotit dhe i besojme, por ne jemi e do te jemi garant i se drejtes suaj, te dashur qytetare, per te pasur energji panderprere, ka apo s’ka shi. Cilido qe deshiron, te marre te dhenat meteorologjike e te shohe se para tre vitesh, ne kemi pasur prodhimin rekord me te ulet te energjise elektrike, me gjithsej 2.9 miliarde kilovat/ore nga e gjithe kaskada, por energjia nuk ka munguar qofte nje dite te vetme.
Ne e vendosem energjine ne epiqender te projektit Shqiperia vend i zhvilluar. Prej tridhjete vitesh, ujerat e vendit derdheshin ne det, te fjetura, pa vlere. Nuk ishte ndertuar qofte nje veper e vetme energjetike. Ne vitin 2007, ne ndermorem nismen per te shnderruar Shqiperine ne nje vend lider ne prodhimin e energjise ujore. Shqiperia kishte potencial te madh ujor, por ajo kishte shfrytezuar me pak se 1/3 e tij dhe mund te ndertonte 443 hidrocentrale ne kaskadat e lumenjve dhe burimeve te saj ujore. Nga 2007 ne 2013, te dashur qytetare e qytetare, Shqiperia eshte absolutisht vendi qe ka njohur garen me te ethshme ne historine e zhvillimit te energjetikes se nje vendi. Me koncesion e ne menyren me transparente i jane dhene sektorit privat per ndertim 428 hidrocentrale, perfshire edhe ato gjate muajve te fundit. 53 prej tyre kane filluar prodhimin, 34 fillojne gjate ketij viti. Filloi ndertimi i kaskades se Devollit, investimi me i madh ne historine e energjetikes dhe investimi me i madh i huaj ne historine e vendit. Jane pergatitur ne menyre perfundimtare studimet per Vjosen, Skavicen dhe cdo burim tjeter ujor te Shqiperise.
Keta qe vijne kane deshmuar alergji dhe papergjegjshmeri ndaj kesaj nisme, e cila ne te vertete perben fibren me kryesore te zhvillimit te qendrueshem te Shqiperise, investimin me te madh qe ne kemi bere per veten, femijet tane e femijet e femijeve tane. Ne gjenerata, shqiptaret do te kene energji elektrike me koston me te ulet se te gjitha energjite e tjera. Dhjete dite me pare u mblodh ne konference me eksperte serioze dhe ai qe eshte vendosur ne krye te ketij sektori nuk guxoi te shqiptonte nje fjale te vetme per koncesionet e potencialin ujor te Shqiperise. Mahniti sallen duke u thene se problemi yne eshte se po na shkojne specialistet ne Kanada, por harroi se ne Shqiperia jane me qindra e qindra specialiste shqiptare te shkolluar ne shkollat me te mira te botes dhe specialiste te huaj nder me te shquarit ne fushen e energjetikes qe punojne ne ndertimin e hidrocentraleve. Por duke e ftuar qeverine e re te shqyrtoje me lupe cdo koncesion, denojme cdo qendrim paragjykues ndaj koncesioneve. Ato jane leva Arkimedit, me te cilen Shqiperia ne nje kohe rekord do te shnderroje te gjitha burimet e saj ne burime energjetike shume te cmuara per shqiptaret, jane leva e Arkimedit, me te cilen Shqiperia do te lartesohet ne pozicionin lider ne prodhimin e energjise se rinovueshme dhe do te shnderrohet ne nje vend te rendesishem eksportues te energjise ne rajon, nderkohe qe sot, ajo mbulon jo me shume se 2/3 e nevojave te saj. Shqiperia ka disa nga platformat e eres me te fuqishme ne rajon dhe eshte vendi me me diell. Jane licencuar mbi 1600 megavat parqe ere dhe po punohet per parqe solare.
Energjia duhet te diversifikohet. Ne kete kontekst u punua tete vite me radhe mbi projektin me te madh te kohes se sotme ne Europe, gazsjellesi TransAdriatik. Ky projekt ne dallim nga te gjitha projektet e tjera ishte i vetmi qe nuk kishte anashkaluar Shqiperine. Ky projekt nuk kishte mbeshtetjen politike me te madhe, perkundrazi, projekte te tjera kishin mbeshtetje politike me te madhe dhe ato kishin shperfillur ne menyre te padrejte Shqiperine, jo se territori i Shqiperise nuk ishte i leverdishem, por per ta, shqiptaret nuk ishin te leverdishem. Tete vite me radhe beteja per gazin ka qene nga betejat me te rendesishme. Ne nje bashkepunim te ngushte me Azerbajxhanin dhe konsorciumin TAP, Shqiperia luajti dhe dha kontributin e saj thelbesor ne projektin e korridorit te Jugut, me nje rendesi jashtezakonisht te madhe jo vetem per Shqiperine, por per mbare Europen. TAP fitoi, fituan edhe shqiptaret. Ndertimi i tij fillon ne Shqiperi, sic do te me njoftonte Drejtori i Pergjithshem i gazsjellesit, dy dite me pare. Me perfundimin e ketij projekti, shqiptaret do te marrin gaz nga nje vend mik, do te ngrohen e gatuajne me gaz, do te kene nje kosto me te ulet ne jeten e tyre. Por Shqiperia behet edhe nje vend shume i rendesishem, me rol strategjik, ne furnizimin me energji jo vetem te rajonit, por edhe te Europes. Ne gazifikimin e ndertimin e tij do te punesohen mijera e mijera qytetare shqiptare, do te investohen mbi 1.5 miliarde dollare. Ky projekt se bashku me kaskades e Devollit jane leva te fuqishme te shtyrjes perpara te Shqiperise drejt horizonteve me te larta te zhvillimit.
Natyrisht, rruget, ujesjellesit, kanalizimet jane jetike per zhvillimin, por po kaq jetike dhe me te rendesishem jane truri, shkolla, edukimi. Ne keto vite, arsimi ne Shqiperi pesoi transformimet me te thella. Kam degjuar ziliqaret te flasin per analfabete funksionale e me radhe, por po ne ate klasifikim, Shqiperia ka bere ngjitjen me te larte se cdo vend tjeter i klasifikuar. Tendenca per te share vendin tend eshte primitivizem i diktuar nga albanofobia apo ideologjia antishqiptare e diktatures komuniste. E verteta eshte se sot arsimi ne Shqiperi nuk eshte kurre ai qe ishte tete vite me pare. Sot ne Shqiperi eshte katerfishuar numri i studenteve, nderkohe qe perqindja e qytetareve te diplomuar me diploma universiteti vazhdon te jete nder me te uletit, pasi ishte i sterulet, ishte i paimagjinueshem. Ne nje hark kohor te shkurter, ne po kontribuojme qe ky komb, pas gjuhes se nenes, me te bukuren gjuhe, te jete edhe anglishtfoles. Nuk ka sot femije shqiptar, i cili te mos filloje mesimin e anglishtes ne klasat e hershme. Kete e konsideroj nje arritje jashtezakonisht te madhe. Eshte kenaqesi tek i sheh ata te flasin me mire se ne, te njihen me nje bote qe kryeson sot zhvillimin e planetit.
Arsimi shqiptar ishte perparesi e madhe per ne. Ai kishte infrastrukturen me te rrenuar, shkolla ne mes te Tiranes qe u binin tavanet. Jane ndertuar, rindertuar e jane zbatuar mbi 1300 projekte. Jane edhe disa qindra dhe ato kane financimin e tyre. U shtri interneti ne cdo shkolle e po shkohet drejt shtrirjes se tij ne cdo klase. Mbi te gjitha, pranimet universitare u nxoren jashte korrupsionit. Natyrisht, reforma ne arsim eshte afatgjate. Ajo kerkon perkushtim, por, kur mendon se ne krye te ketij sektori vjen nje mesuese, - une jam njeri qe e admiroj dhe kam respekt te madh per mesuesin - vetem per meriten e pasionit te saj politik, kurre ne histori nuk ka pasur nje nivel te tille ne krye te ketij dikasteri si kesaj here. Jo. I gjithe programi i mazhorances qe vjen eshte i bazuar ne nihilizem e mohim, nuk ka asgje te qarte e kaotike dhe kjo, per problemin me serioz te kombit qe eshte arsimi. Ne qendrojme te vendosur me te gjithe potencialin tone, per te mbeshtetur zhvillimin e ketij sektori jetik e vendimtar per te ardhmen e shqiptareve.
Ne Shqiperi, vendin me me pak toke bujqesore per fryme se cdo vend tjeter ne Europe, tete vjet me pare 30-40 perqind e kesaj toke nuk punohej, ishte djerre. Ne nje perpjekje te madhe, me investime miliarda dollare ne infrastrukturen rurale dhe me nje projekt grantesh per fermeret shqiptare, sot, ndonese jo kudo, por ne pjesen derrmuese te vendit, cdo njeri qe ka sy konstaton nje panorame teresisht tjeter te bujqesise shqiptare qe e prekin me shume se cdo gje tjeter qytetaret shqiptare, te cilet vazhdojne te blejne ne treg produkte bujqesore me cmimet me te leverdishme dhe kjo mbi te gjitha, per shkak te rritje se madh te prodhimit vendas. Mazhoranca qe vjen ka premtuar serish indulgjencat e naftes, pasi do te mbushe serish xhepat me to. Ne jemi ketu per te bere avokatin e fermereve shqiptare, per t’i mbrojtur ata nga abuziviteti dhe per te mbrojtur interesat e tyre ne menyren me te vendosur.
***
Tete vjet me pare, Shqiperia kishte nder nivelet me te uleta ne bote te perdorimit te internetit, 4.8 perqind. Ne kohen kur ne lancuam idene e Shqiperise dixhitale, skepticizmi e perqeshja dominuan ne mjedis. Por sot Shqiperia ka arritur ne disa drejtime, nivelet e mira europiane dhe ka edhe mbi 100 projekte ne vazhdim, te cilat e bejne kete vend, nje nder vendet me sherbime dixhitale me te avancuara. Tete vjet me pare, shqiptaret i paguanin impulset e telefonise mobile me cmimet me te larta ne bote, aq sa kishin nderhyre edhe ne gjuhen shqipe, ishin shpikur fjale te reja per t’u adoptuar me kete situate. Sot ato cmime jane 3-5 here me te uleta. Sot perdorimi i telefonise mobile eshte 186 perqind, nga 38 perqind qe ishte ne 2005. Eshte nder me te lartit. Ne vitin 2005 vetem ne nje spital te Stambollit shqiptaret paguanin 35 milione dollare cdo vit per analiza dhe mjekim. Vendit i mungonin aparaturat moderne, sistemi ishte ne shpartallim. Une nuk them se sot shendetesia nuk ka problemet e veta, por sektori publik dhe i huaj kane investuar vetem ne teknologji dhe logjistike mbi 320 milione euro. Sot ne Shqiperi gjenden aparatura me moderne, jane shumefishuar nderhyrjet ne zemer dhe ne organet e tjera. Nga 46 persona qe merrnin dialize, sot marrin dialize 700 shqiptare, te cilet vetem 8 vite me pare ishin te denuar me vdekje nga mungesa e aparaturave te dializes. Perseri, sistemi i shendetesise ka probleme per te zgjidhur dhe reforma eshte ne vazhdim, por te vendosesh ne krye te ketij sistemi qe ka te beje me jeten e femijeve, grave, burrave dhe te moshuarve te ketij vendi nje njeri qe nuk ka nocionet me elementare, qe perpunoi se bashku me piktorin platformen e sistemit shendetesor falas per te gjithe, do te thote te tallesh me cdo femije, grua, burre te semure, kudo qe eshte. Te premtosh nje sistem shendetesor falas, pa kontribute, do te thote te premtosh falimentimin e ketij sistemi. Natyrisht, njerezit do te ishin te lumtur po te ishte e vertete, por te lumturosh te tjeret me te paverteta mban nje pergjegjesi shume te rende. Transformime te thella kane ndodhur ne sistemin e ministrise se Drejtesise. Sherbimi i noterise, i burgjeve, i permbarimit jane sot nder me te avancuarat.
* Nga fjala e Kryeministrit Sali Berisha ne mbledhjen e fundit drejtuar prej tij, te Keshillit te Ministrave
Vendi i vetem larg krizes
Qeveria keto vite ka bere gjithcka per te rritur mireqenien e qytetareve shqiptare. Me kete ajo ka vendosur ne fondet e rritjes se rrogave dhe pensioneve ne 8 vite, nga 13 miliarde leke qe vendosen socialistet ne 8 vitet e tyre, ne vendosem 56 miliarde leke. Kjo eshte e verteta. Ne kemi rritur rrogen mesatare mbi dy here, rrogen minimale mbi dy here, pensionet minimale mbi dy here, ndihmen ekonomike me 60 perqind. Kemi vendosur sistemet me moderne te punesimit. Shqiperia citohet si vendi i vetem, i cili edhe ne keto vite krize nuk pati rritje te papunesise, por pati renie te saj. Ky vleresim vjen nga Komisioni Evropian, nga Fondi Monetar Nderkombetar, nga te gjitha institucionet serioze nderkombetare. Forcat e Armatosura te Shqiperise kane permbushur me dinjitet detyra te rendesishme brenda vendit. Ato kane shpetuar me dhjetera e dhjetera jete gjate katastrofave natyrore, por mbi te gjitha ato po e bejne Shqiperine vendin e pare te cliruar nga municionet e rrezikshme, pasi ne e pesuam ne mandatin e pare ne nje tragjedi te vertete.
Shqiperia turistike
“Ne keto vite Shqiperia u shnderrua ne Shqiperine turistike. Nga nje vend i ndaluar, nje vend qe merrte 300 mije turiste e vizitore, sot merr mbi 4.7 milione turiste e vizitore ne vit. Turizmi eshte shnderruar ne dege kryesore te ekonomise. E degjoj zotin Rama tek citon sesa fiton Kroacia dhe sa fiton Mali i Zi. Dua te theksoj ketu se kur Tito ndertonte hotele dhe resorte turistike nder me modernet ne Evrope, Enver Hoxha dhe eterit e tij ndertonin tunele dhe bunkere. Se dyti, ne kemi nje politike tjeter dhe ishte e drejte- mos taksimi i familjeve shqiptare qe prisnin turiste dhe vizitore, sepse ne nuk kishim hotele. Vendi ka trasheguar gjithsej 2-3 hotele ne 400 kilometer brigje dhe kjo politike ka qene e dejte. Ne luftonim varferine. Ata qe njohin harten e varferise konstatojne se ne zonen e brigjeve, kryesisht per shkak te kesaj politike, kjo zone eshte nxjerre nga harta e varferise. Ata jane qytetare shqiptare dhe kjo ka qene politike e drejte. Ai qe shkon dhe merr te ardhurat nga turizmi ne Drejtorine e Tatimeve duhet ta dije se ato jane vetem nje pjese, pjesa me e vogel, sepse pjesa me e madhe e te ardhurave nga turizmi shkon ne kontot e qytetareve shqiptare. Ata e meritojne plotesisht. Ata duhet te ndertojne shtepite e tyre, duhet te rindertojne shtepite e tyre, duhet te ndertojne hotele e motele, duhet te bejne gjithcka per te zhvilluar kete sektor dhe po e bejne”.
Pyetje per mazhorancen e re
Dua t’i shtroj nje pyetje te gjithe qytetareve shqiptare, atyre qe votuan ‘pro’ mazhorances qe vjen dhe te tjereve qe votuan ‘kunder’ ose nuk votuan per te: A mund t’i thone vetes, njeri-tjetrit apo femijeve te tyre, qofte vetem dy fraza, nje reforme apo nocion te vetem qe kane degjuar nga Edi Rama se si do ta luftoje korrupsionin? Zero. Asnje njeri, asnje publicist, asnje gazetar, asnje qytetar nuk mund te artikuloje qofte nje formulim te vetem te zotimit te tij per te luftuar korrupsionin. Dhe kjo jo se nuk dihet qe do te kete nje platforme te kristalte, sepse kjo eshte lufta me e veshtire, por sepse ai ulet ne kete karrige me nje pallat, me nje vile per te cilen nuk ka deklaruar qofte nje qindarke. Ai ulet ne kete karrige, pasi eshte akuzuar ne menyren me te perseritur si mister 20-perqindeshi. Ai ulet ne kete karrige, pasi ka perzgjedhur me kriterin e dosjeve te korrupsionit, pjesen derrmuese te kabinetit te tij. Ndaj ai nuk formuloi dhe nuk formulon dot para shqiptareve qofte dy vendime a masa qe do te marre per te luftuar korrupsionin. Dhe kjo eshte beteje jetike.
Mesazhi, qytetareve, per premtimet e Rames
Te dashur qytetare, me premtime te tilla Shqiperia dhe ju personalisht do te keni probleme shume serioze. Ne do te bejme gjithcka per te bere avokatine tuaj. T’u thuash shqiptareve se do bej shendetesine falas, pa kontribute; legalizime falas, pa tarifa; t’u premtosh te perndjekurve politike se ne dy vite do te demshperblesh te gjithe faturen me 25 euro diten; t’u premtosh shqiptareve se per 95 perqind prej tyre do te ule cmimet, jane premtime te embla, por jane premtime qe nuk po e degjoni me t’i shqiperoi. Ai flet per cdo gje tjeter, por jo per premtimet qe beri, per te cilat ju mori voten. Ne qendrojme garantet tuaj, te mbrojtjes se dinjitetit tuaj dhe kete do ta bejme me vendosmerine me te madhe.
Mandati i fatit
“Ky mandat ishte mandati i fatit, i 100 vjetorit te pavaresise. Ne patem nderin dhe kenaqesine te jemi ne drejtim ne nje ngjarje qe perseritet 1 here ne 100 vjet. Ne beme gjithcka qe shqiptaret ta festojne me dinjitetin me te madh. Ne beme gjithcka qe shqiptaret te njihen me historine e tyre ne menyren me objektive dhe te vertete, historine e tyre te ndaluar. Ne beme gjithcka qe nga cdo skaj i trojeve shqiptare te ushtoje fuqishem kushtrimi i bashkimit te shqiptareve ne nje te ardhme te sigurt evropiane. Kurre ndonjehere ne histori shqiptaret nuk kane festuar me te bashkuar, shqiptare nuk jane ndiere me krenare me njeri-tjetrin dhe historine e tyre. Kurre ndonjehere ata nuk kane festuar me kaq shume miq sa festuan ne kete 100 vjetor. Tre vete ishin me zemerthyerit, ministri qe zbriti nga avioni, sepse une permenda Prevezen, e cila per hir te se vertetes ka pasur tre delegate ne krah te Ismail Qemalit; miku im tjeter, i cili u mezit se pse thashe se Shkupi ka qene epiqendra me e madhe, kryeqytet i shqiptareve nder shekuj dhe i treti ishte piktori qe nuk e shqiperoi dot kurre njehere, ne nje vit, fjalen 100 vjetor. Fjalen 100 vjetor ai e shqiperoi 10 dite me pare kur u morr me piramiden dhe vilen e atit te tij shpirteror”.