Tahiri: Vijon trafiku i armëve me Libinë

Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se po bën kontrabandë armësh me Libinë dhe Jemenin.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Sajmir Tahiri theksoi se trafiku i armëve po intensifikohet duke u kthyer në një shqetësim për NATO-n.
“Saliu që vret me armë nuk e ka vështirë të furnizojë me armë diktatorët që vrasin njëlloj si ai” theksoi Tahiri duke shtuar se historia e trafikimit të armëve ka shënuar një kapitull të turpshëm.
“Makineria e parave të pista të Saliut dhe Lulit të Saliut përdoret duke blerë ato media që përbaltin çdo ditë opozitën dhe për të shkatërruar ato media që nuk i blenë dot kurrë. Saliu dhe Luli e kanë kot. Në 8 maj shqiptarët do i japin një mesazh mu në lule: ‘Kurrë më me Saliun që vjedh dhe vret për të vëzhduar të vjedhë”, theksoi më tej Tahiri.