E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, dy deputetë të PS-së lënë mandatin

Dy deputetë të Partisë Socialiste kanë dorëzuar sot mandatin e deputetit pasi janë përzgjedhur nga kryesia e partisë për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 8 majit.

Gjok Jaku dhe Fatos Tushe kanë dorëzuar sot mandatin e deputetit pasi do të garojnë nën siglën e PS-së për kryetarë të bashkisë së Lezhës dhe të Lushnjes.
 

Ndërkohë pritet që kryesia e PS-së të zyrtarizojë edhe listën e plotë me kryetarët e bashkive dhe komunave në zgjedhjet vendore të 8 majit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›