Mediu: Zgjedhjet e 8 majit, të lira e të ndershme

Zgjedhjet e 8 majit pritet që të jenë shembulli i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane gjatë fjalës së mbajtur në takimin me krerët e rretheve deklaroi se duhet që të bashkëpunojnë për një Shqipëri më të mirë dhe europiane. Mediu ndër të tjera sprehu mbështetjen e kësaj partie për kandidatin për kryebashkiak të Tiranës Lulzim Basha.
Sipas Mediut, “Aleanca për qytetarin” është një mundësi për të vazhduar drejt integrimit të vendit në BE.