E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri ankese ne Kushtetuese për pezullimin

Sherri i një muaji me pare ne Kuvendin e Shqipërisë ka përfunduar ne dyert e Gjykatës Kushtetuese. Deputeti socialist Sajmir Tahiri përmes një letre drejtuar kësaj Gjykate ka kërkuar shfuqizimin e vendimit për pezullimin e tij nga seancat plenare për një afat 15-ditor, si dhe mbajtjes te pagës për këtë kohe, si vendim antikushtetues. Tahiri shprehet se ky rast përbën një precedent ne gjykimin e këtij institucioni, pasi është një kufizim arbritar qe cenon parimet kushtetuese. ?Nënshkruesi i kësaj kërkese dhe deputetët e tjerë të Kuvendit, nuk janë njoftuar as për propozimin e shtatë deputetëve për marrjen e masës disiplinore, as për zhvillimin e mbledhjes së byrosë së kuvendit si dhe nuk janë thirrur për t?u dëgjuar e dhënë argumentet e tyre në lidhje me shkeljet e pretenduara, duke shkelur kështu çdo standard për respektimin e parimit kushtetues për një proces të rregullt ligjor. Marrja e masës disiplinore dhe vendimi i byrosë së kuvendit është bërë i ditur fillimisht nga mediet e pastaj nga faqja zyrtare e internetit të kuvendit si dhe nga zbardhja e vendimit të byrosë dorëzuar në zyrën e grupit parlamentar të PS ditën e nesërme, dt. 11.02.2011.? Tahiri sqaron se Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm dhe fundor ku mund te gjeje zgjidhje kjo kërkese. Sipas tij Byroja e Kuvendit ka një përbërje tërësisht dispropocionale dhe pjesëtarët e saj nuk respektuan kriteret kushtetuese për një proces te rregullt ligjor bazuar ne kushtetute. Madje Tahiri shkon edhe me tej kur deklaron se Kuvendi po keqpërdoret për inate personale politike. ?Mungesa e këtyre standardeve kushtetuese gjatë procesit disiplinor të kuvendit kundër çdo deputeti, e kthen këtë proces në një praktikë të parregullt e antiligjore në shkelje të parimeve kushtetuese dhe praktikës më të mirë demokratike, duke paraqitur edhe rrezikun potencial për keqpërdoren politike apo të personalizuar të vetë procesit ndëshkimor ndaj individëve të caktuar në kuvend.? Ne datën 10 shkurt deputeti Edi Paloka është përfshirë ne një debat me deputetet Paulin Sterkaj dhe Armando Prenga. Pas konfliktit, Byroja e Kuvendit vendosi te pezulloje veç Tahirit, edhe deputetet Sterkaj e Prenga.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›