Rikthehet konsulli grek i Korçës

Pas një mungese tre javore konsulli grek i Korçës, Theodhoris Ikonomu, është rikthyer ne pune. Diplomati i Athinës ne rajonin juglindor lëshoi pak kohe me pare thirrje antishqiptare, duke u kërkuar korçareve te mos kenë frike e te deklarojnë se janë greke. Pas kësaj reaguan shoqata patriotike, te medies, historiane, madje edhe ish-ministri i mbrojtjes, Gazmend Oketa, qe kërkoi shpalljen ?non grata? te tij. Por ne kulmin e debateve qe shkaktuan deklaratat e konsullit, ky i fundit u largua me shërbim drejt Athinës. Sipas burimeve brenda konsullatës, ai do te vazhdoje te jete ne detyre, deri ne fund te mandatit qe mbaron pas rreth gjashte muajsh.
Shpërndaje