E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri, do ta sjellim ndryshimin që të gjithë e duan

Në një takim të veçantë në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari Ramush Haradinaj priti ekipin e ekspertëve të rinj, të fushave të ndryshme, të cilët zyrtarisht iu bashkuan AAK-së në kuadër të projektit fitues për kryeqytetin “Aleanca për Prishtinën”.

“Aleanca për Prishtinën po bënë hapa të fuqishëm në rrugë të fitores në zgjedhjet e ardhshme, kurse dyert tona mbeten të hapura edhe për anëtarë e kuadro të tjerë të shumtë, të cilët përditë e më shumë po e gjejnë veten në kuadër të AAK-së”, theksoi Besnik Tahiri në këtë takim.

Kryetari Haradinaj, pasi i ka quajtur si vlerë me peshë për AAK-në kolegët e rinj që aderuan sot, ka thënë se AAK do të jetë një mundësi që secili të japë kontributin e tij në të mirë të vendit dhe qytetarit tonë.

Ekspertët që sot iu bashkuan AAK-së, janë: Besim Demi, magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare – Akademia Diplomatike e Vjenës dhe UCL Londër; Aulona Mehmeti, Ekonomiste- Marrëdhënie Ndërkombëtare – American University Uashington; Fidel Krasniqi, Magjistër i Telekomunikacionit – Universiteti i Pitsburgut; Fitnete Bejta, Magjistër i Ekonomisë; Trim Musliu, Menaxhment- Informatike/ Producent; Granit Shasivari, Magjistër i Ekonomisë – TCL Londër; Veton Osmani, Akademia e Arteve; Blerim Gashi, Politikolog; Ajhan Saraçi, Ekonomist; Bujar Gashi, Specialist i Mjekësisë Familjare./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›