Tahiri ministër i Brendshëm, goditje për ligjin dhe shtetin ligjor

Reagon PD, pas emërimit të Saimir Tahirit në qeverinë e Edi Ramës
Partia Demokratike me anë të një reagimi të saj nëpërmjet një deklarate për mediat nga selia blu,e ka quajtur emërimin e Saimir Tahirit si Ministër të Brendshëm në qeverinë e re të Edi Ramës, si një goditje për ligjin dhe shtetin ligjor. “Emërimi i Saimir Tahirit është goditja më domethënëse që i bëhet shtetit ligjor dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, shpërblim i drejtpërdrejtë i Edi Ramës për rolin e krimit në deformimin e votës në 23 Qershor. Qeveria e re e shpallur nga Edi Rama, nuk do mund ti shërbejë qytetarëve shqiptarë, sepse anëtari i skuadrës, përgjegjës për rendin dhe sigurinë, në më shumë se një rast ka qenë përgjegjës për shkatërrimin dhe destabilizimin e tij. Nuk do mund ti shërbejë qytetarëve shqiptarë, sepse është person i cili në asnjë moment nuk u distancua apo kërkoi falje për kapjen në flagrancë në trafik të ilaçeve dhe as për evazionin fiskal të prindërve të tij’, u shpreh Bogdani. Deputeti Gert Bogdani, ka theksuar se me emërimin e Tahirit si ministër i Brendshëm, përfaqësuesit e krimit rikthehen kërcënueshëm të veshur me imunitetit qeveritar. Ai e ka akuzuar gjithashtu Tahirin si njeriu me lidhje të shkurtra me përfaqësues të trafiqeve dhe të pastrimit të parave. Bogdani duke kujtuar se ai është ndoshta i vetmi ministër, pronar i një skafi, ka deklaruar se emërimi i tij si kreu i Ministrisë së Brendshme, është shpërblim i Ramës për krimin që deformoi votën e 23-Qershorit.“Me emërimin e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, jo vetëm zhbëhen këto arritje, për më tepër, përfaqësuesit e krimit rikthehen kërcënueshëm tashmë të veshur me imunitet parlamentar dhe me ndërlidhësin e tyre në qeveri, jo më pak se në postin e ministrit të brendshëm, njeriun e lidhjeve të shkurtra me përfaqësues të njohur për INTERPOL-in dhe EUROPOL-in të trafiqeve, pastrimit të parave dhe atentateve ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Lidhje që e bëjnë të vetmin Ministër të Brendshëm në historinë e Shqipërisë dhe në mbarë Ballkanin, pronar të një skafi”, tha deputeti i PD-së. Partia Demokratike me anë të një reagimi të saj nëpërmjet një deklarate për mediat nga selia blu,e ka quajtur emërimin e Saimir Tahirit si Ministër të Brendshëm në qeverinë e re të Edi Ramës, si një goditje për ligjin dhe shtetin ligjor. “Emërimi i Sajmir Tahirit ështe goditja më domethënëse që i bëhet shtetit ligjor dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, shpërblim i drejtpërdrejtë i Edi Ramës për rolin e krimit në deformimin e votës në 23 Qershor. Qeveria e re e shpallur nga Edi Rama, nuk do mund ti shërbejë qytetarëve shqiptarë, sepse anëtari i skuadrës, përgjegjës për rendin dhe sigurinë, në më shumë se një rast ka qenë përgjegjës për shkatërrimin dhe destabilizimin e tij. Nuk do mund ti shërbejë qytetarëve shqiptarë, sepse është person i cili në asnjë moment nuk u distancua apo kërkoi falje për kapjen në flagrancë në trafik të ilaçeve dhe as për evazionin fiskal të prindërve të tij’, u shpreh Bogdani. Deputeti Gert Bogdani, ka theksuar se me emërimin e Tahirit si ministër i Brendshëm, përfaqësuesit e krimit rikthehen kërcënueshëm të veshur me imunitetit qeveritar. Ai e ka akuzuar gjithashtu Tahirin si njeriu me lidhje të shkurtra me përfaqësues të trafiqeve dhe të pastrimit të parave. Bogdani duke kujtuar se ai është ndoshta i vetmi ministër, pronar i një skafi, ka deklaruar se emërimi i tij si kreu i Ministrisë së Brendshme, është shpërblim i Ramës për krimin që deformoi votën e 23-Qershorit. “Me emërimin e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, jo vetëm zhbëhen këto arritje, për më tepër, përfaqësuesit e krimit rikthehen kërcënueshëm tashmë të veshur me imunitet parlamentar dhe me ndërlidhësin e tyre në qeveri, jo më pak se në postin e ministrit të brendshëm, njeriun e lidhjeve të shkurtra me përfaqësues të njohur për INTERPOL-in dhe EUROPOL-in të trafiqeve, pastrimit të parave dhe atentateve ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Lidhje që e bëjnë të vetmin Ministër të Brendshëm në historinë e Shqipërisë dhe në mbarë Ballkanin, pronar të një skafi”, tha deputeti i PD-së.
“Avokati” i Sajmir Tahrit, “Taulant Gjuraj”/Zgjedhja e Sajmir Tahirit si ministër i Rendit është një goditje poshtë brezit për efektivët e Policisë së Shtetit që luftojnë krimin e organizuar. Media dhe Partia Demokratike kanë denoncuar këtë poshtërim të policisë nga e Edi Ramës, i cili në krye të ministrisë së Rendit jo vetëm ka vënë një njeri me njohuri të dobëta ligjore dhe profesionale, por herë pas herë ka qenë protagonist kundër punës së policisë së Shtetit, si për shembull gjatë demonstratave të dhunshme të 21 janarit apo arrestimin e Bashkim Tahirit për trafik ilaçesh kanceri. Megjithatë në mbrojtje të Saimir Tahirit ka dalë deputeti i Librazhdit Taulant Balla, i cili sa herë gojën dhe kujton se thotë ndonjë gjë me mend, gjobitet nga Gjykata për shpifje. Avokati publik i Sajmir Tahirit kolegu i tij, Balla për shpifje të provuar nga Gjykata e Tiranës ka marrë edhe “diplomën e doktoraturës” për spekulim kundrejt të tretëve. Sidoqoftë ajo që bie në është fakti që Taulant Balla nuk përgënjeshtroi një akuzë të ministrit të Brendshëm Flamur Noka për një miqësi të pazakontë me një të dënuar për trafik femra. “Taulant ti je i lidhur këmbë e kokë me trafikun e drogës dhe femrave. Ti Taulant e ke emrin Fatos Gjuraj. Jep përgjigje për atë vajzën që ke tentuar të përdhunosh dhe bëj analiza se mos del me SIDA”, deklaroi ministri i Brendshëm Flamur Noka gjatë një interpelance.