Tahiri në NEWS24: Koalicionet, PS e mban hapur derën
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, njëkohësisht anëtar i kryesisë së PS dhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Saimir Tahiri i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në News 24 konfirmoi qëndrimin e opozitës për të hequr dorë nga imuniteti. Tahiri nënvizoi se deklaratat për heqjen e imunitetit nga palët kërkojnë vullnet politik dhe jo deklarativ.
“Ne e kemi shprehur dhe e kemi deklaruar vullnetin tonë për të kufizuar imunitetin si një instrument për të luftuar korrupsionin, por kjo kërkon një vullnet real jo vetëm deklarativ. Është për tu theksuar se heqja e imunitetit nuk është i vetmi instrument për të luftuar korrupsionin në një kohë që KLSH deklaroi sot se dëmi financiar i shtetit është 7 miliardë lekë”,- deklaroi Tahiri.
Duke komentuar deklaratat e kryeministrit, i cili ka pohuar se ka korrupsion, Tahiri i bëri thirrje Berishës të mos krahasohet më me të shkuarën, pasi ai ka 7 vite që është në pushtet.
“Kryeministri nuk është në gjedje të krahasohet me të kaluarën se është vitit i 7 në pushtet dhe ka deklaruar se do luftojë korrupsionin me duar të pastra dhe nga njëra anë kemi korrupsion në sistem dhe nga ana tjetër kemi imunitet personal të kryeministrit. Kemi disa ngjarje ku ekziston imuniteti i pushtetit personal të kryeministrit, si ngjarja e 21 janarit dhe ndalimi i Prokurorisë për të arrestuar 6 të akuzuarit për vrasjet e 21 janarit”,- theksoi Tahiri.
Deputeti socialist nënvizoi se opozita nuk ka sulmuar asnjëherë për politikë kryeministrin dhe familjarët e tij, por segmente të sistemit gjyqësor që sipas Tahirit janë kthyer në kamxhik politik të pushtetit.
“Unë jam dënuar me 33 milionë lekë të vjetra se kam deklaruar se Albana Vokshi dhe bashkëshorti i saj ka kryer këto gjëra..., por gabimi im ishte se nuk thashë bashkëjetuesi, por bashkëshorti....Hasim Vokshi, është gjyqtari me mbiemrin e njëjtë me Albana Vokshin. Unë them se segmente të caktuara të gjykatës janë instrumentalizuar me pushtetin. Mua më tremb që qeveria shqiptare në ditë i shkakton dëm financiar shqiptarëve 200 milionë lektë të vjetra. Pra mburrjet e qeverisë, për prokurimin publik, tenderat dhe rrugët janë plaga e korrupsionit të qeverisë. Këtë plagë e paguajnë qytetarët që janë shtresë e mesme. Ky është problemi me imunitetin personal të kryeministrit që është i gatshëm të shkelë mbi Kushtetutë”,- deklaroi Tahiri.
Koalicioni i majtë
I pyetur se nëse koalicioni i majtë ka përcarje pas deklaratave të kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, deputeti socialist Sajmir Tahiri u shpreh se koalicioni majtë është funksional për të shkuar dhe fituar në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa pyetjes nëse do të bëjë koalicione me partinë e Topit apo Aleancën Kuq e ZI të Spahiut, Tahiri tha:
PS e ka lënë derën hapur për këdo që nuk gjendet në mazhorancë, që nuk e gjen veten të përfaqësuar nga kjo qeverisje, e ky pushtet se nuk e them dot mazhorancë. Koalicion është ky, vijon të mbetet po ky, ka keqinterpretim në deklaratat e Dules. Zoti Topi ka axhendën e vet, Spahiu ka axhendën e vet, ata kanë axhendën e tyre, ne kemi axhendën tonë. Ajo që ne po mundohemi të bëjmë është të ngremë piedestalin e vlerave tona të përfaqësohemi denjësisht në zgjedhje.
21 Janari
Tahiri theksoi se nuk ka dijeni nëse Edi Rama që ndodhet në SHBA ka patur bisedime mbi 21 Janarin, por bëri të ditur se në takimet e Ramës në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe kongresmenë amerikanë janë diskutuar politikat rajonale dhe roli i Shqipërisë në këto politika.
I pyetur rreth deklaratve të ambasadorit amerikan Alexandër Arvizu për protestën e dhunshme, Tahiri kundërshtoi duke u shprehur se ambasadori nuk u shpreh në këtë mënyrë.
“Arvizu tha se ka patur një tendencë, dhe nuk ka thënë se e PS e bëri të dhunshme, ka patur një prirje të dhunshme u tha. Sot drejtësi nuk është bërë për ata që vranë, për ata që dhanë urdhër. Ne kemi raportin e FBI, të dhëna të padiskutueshme, nuk kishte njerëz të armatosur, aspak një plan nga PS për dhunë, unë jam marrë intensivisht me protestën isha aty deri në finale, por nuk pashë të armatosur, por protestues të irrituar”.
Taksa
Tahiri sa i takon platformës së Partisë Socialiste për taksën progresive sqaroi se ajo është taskë mbi të ardhurat personale, e cila parashikon se kush paguhet pak të taksohet më pak se një biznes i cili e shfrytëzon shtetin më shumë.
“Taksa progresive nuk është të heqësh taksa, por të paguash me shkallën e pagës, sistemi i taksës së sheshtë nuk është i ndershëm, por sistem hajdut në kurriz të atyre që fitojnë pak ose aspak. Ata që fitojnë shumë mbrohen nga ky sistem”,- deklaroi Tahiri.
Duke iu referuar prononcimit në ’Gazetën Panorama’ të deputeti Ben Blushi, Tahiri theksoi se ai ka hapur një debat të shëndetshëm, sa i takon rrugës që duhet djekur për të bërë shtresën e varfër, shtresë të mesme.
“Blushi ka nxjerrë një debat të shëndetshëm dhe të domosdoshme dhe që i japim lluksin që Saliu të dalë ideologjikisht i djathtë. Një nënpunës administrate që ka një rrogë x nuk e shfrytëtëzon shtetin sic e bën nje biznes, ndaj nuk ka pse të mbajë shtetin njëlloj si biznesin”,- u shpreh Tahiri.
Reforma Zgjedhore
Kretyari i PS për Tiranën, Sajmir Tahiri theksoi se PS po punon me vullnet për Reformën Zgjedhore, porse mbetet që të njëjtin vullnet, tha Tahiri, ta dëshmojë dhe kryeministri Berisha.
“Është zhvilluar një tryezë mes partive. Ajo që mbetet për t’u konfirmuar, mbetet vullneti i kryeministrit që të punojë për reformën. Do të jetë shumë e vështirë për të arritur këto detyrime në kohën e duhur”.
I pyetur nëse do kërkojë PS një sistem proporcional të korrektuar, Tahiri tha “kemi rënë dakort me parimin, t’i japim cdo vote peshën që meriton, barazinë e votës.
Zgjedhjet
I pyetur se cfarë do të ndryshojë Partia Socialiste nga përvoja e zgjedhjeve të 2009, Tahiri u shpreh se opozita është e gatshme të ndryshojë raportin qeveri-qytetarë, në ndryshim nga qeveria aktuale, e cila sipas tij e ka kthyer atë në qeveri personale.
“Sot përtej së majtës dhe të djashtës merr kuptimin e dosmodoshërisë që kemi për të rikthyer raportin e ndershmërisë dhe moralit në raport me politikën dhe pushtetin. Qeveria është në fazën që po shkërmoq shtetin ligjor, për sa kohë ka zaptuar gjykatën, që është gati të thotë horr dhe lavire, nëse si ecën e vetja për të instrumentalizuar karriken për qeverinë personale të familjes dhe sekserëve të tij. Ne jemi gati ndryshojmë raportin e qeverisë me qytetërët”,- deklaroi Tahiri.
(el.me/d.b/BalkanWeb)