E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajsbergu i korrupsionit, ja skandali që groposi Gjykata e Lartë

Tiranë – Pak ditë më parë, gjykata e Tiranës ishte e shtrënguar të hidhte në kosha një nga hetimet më të bujshme antikorrupsion në Ministrinë e Brendshme. Skandali i tendertit të veshejve për policinë dhe Gardën e Republikës bazohej mbi përgjimin e telefonave, por pasi përgjimi ishte relaizuar dhe ishin siguruar të gjitha provat, Gjykata e Lartë e quajti atë të paligjshëm edhe pse ishte zhvilluar më lejen e gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë. Shoqerite tregetare Euro 2001 sh.p.k, Sadiku sh.p.k Gjergjefi sh.p.k dhe Malbertex sh.p.k kane marre pjese ne tenderin e  zhvilluar nga Ministria e Brendeshme me objekt Blerje uniformash, veshmbathjesh dhe elementë të tjerë përbërës të tyre, ku kane paraqitur dhe ofertat perkatese. Ne perfundim te vleresimit te ofertave nga Komisioni i Vleresimit te Ofertave ata jane shpallur fitues sipas loteve respektive ne te cilat konkurronin. Agjensia e Prokurimit Publik e anulloi tenderin, pasi dyshonte se konkurentët ishin marrë vesh paraprakisht për ndarjen e loteve në të cilët do të konkuronin dhe tyanderi ka qenë jo konkurues. Kishte qenë shërbimi secret që kishte sinjalizuar prokurorinë dhe më pas një hetimim i përbashkët coi në zbulimin e skandalit, të cilit iu vu kapak nga Gjykata e Lartë, e cila rrëzoi një përgjim që vërteti të gjitha dyshimet e shërbimit sekret dhe nxori në dritë pazaret me tenderin. Gazeta IDEA ka siguruar zbardhjen e plotë të vendimit nga Gjykata e Tiranës dhe më poshtë po boton transkiptimin e telefonatave të përgjuara

*************************************************************

Në datën 14.09.2009, ora 1329.39, i pandehuri Ilir Sulo është telefonuar nga i pandehuri Festim Bashllari – perfaqesues i shoqërisë BASHLLARIsh.p.k. (me numër telefoni 068 20 21 410) i cili i thotë se po ikën për në Kosovë dhe se në qoftë se duhen para, ti vëjë Iliri se do ia kthejë  kur të kthehet. I pandehuri Ilir Sulo i përgjigjet se do i vëjë ai paratë e nevojshme.

Në datën 14.09.2009, ora 1603.59, i pandehuri Ilir Sulo është telefonuar nga i pandehuri Artan Berberi – përfaqësues i shoqërisë MALBERTEXsh.p.k. (me numër telefoni 069 20 26 630) i cili i thotë se është gati për porosinë siç kishin rënë dakort dhe se kur të duhej Iliri ti thoshte për ti dhënë paratë. I pandehuri lir Sulo i është përgjigjur se nuk kishte problem edhe po të mos i kishte lekët duke nënkuptuar se e zgjidhte ai këtë punë.

Në datën 15.09.2009, ora 1240.31, i pandehuri Ilir Sulo është telefonuar nga një shtetas me numrin e telefonit 069 21 03 952 i cili i thotë se kursi i blerjes së dollarit është ulur shumë dhe se mos Iliri kishte nevojë për dollarë. I pandehuri Ilir Sulo i thotë se ai është duke pritur nga momenti në moment ti kërkojë paratë ai dhe se nuk e di nëse ai do ia kërkojë në lekë, në euro apo në dollarë. Personi tjetër i thotë të mundohet ti japë në dollarë duke patur parasysh kursin e këmbimit të monedhave në atë kohë.

Në datën 16.09.2009, ora 0843.36, i pandehuri Ilir Sulo ka telefonuar përsëri shtetasin me numrin e telefonit 069 21 03 952 dhe e ka porositur që të shkojë në bankë ti bëjë në kartëmonedha 50.000 lekëshe një sasi prej 35 40 milion lekësh duke i thënë se ai shoku i kërkoi lekë.Më pas ata kontaktojnë përsëri me njëri tjetrin në telefon dhe i pandehuri Ilir Sulo i thotë se më pas duhen euro apo dollarë ndërsa kjo është shuma e atyre të vegjëlve. Pas vetëm 15 minutash i pandehuri Ilir Sulo  merr përsëri ne telefon personin me emrin Xhevi duke i thënë se më mirë tia cojë 40.000 dollarë në kartëmonedha 100 she. Në po këtë datë, në orën 13.20 i pandehuri Ilir Sulo ka marrë në telefon të pandehurin Bujar Murati duke i thene se ishte në Tiranë. I pandehuri Bujari Murati i përgjigjet se do takohen më vonë rreth orës 4 5 pasdite.

Në orën 1807.17, i pandehuri Ilir Sulo ka komunikuar në telefon me shtetasin Bujar Murati dhe ata e kanë lënë për tu takuar  tek bar UJVARA në afërsi të stadiumit DINAMO.

Në datën 16.09.2009, ora 1830.57, i pandehuri Ilir Sulo (069 20 90 991) i ka telefonuar të pandehurit Festim Bashllari dhe i ka thënë se puna 90% është e bërë pasi i ka dhënë fjalën ai shoku.

Në datën 17.09.2009, ora 1052.19, i pandehuri Ilir Sulo i telefonon një shtetasi të quajtur Altin (067 20 22 868) të cilit i thotë se i ka punët në vijë, se nuk i ka futur të gjitha në emrin e tij në tender pasi kështu i tha ai shoku dhe se atë javë pritej shpallja e fituesit.

Ponë këtë datë, në orën 1445.29, i pandehuri Bujar Murati i ka telefonuar nga numri i telefonit 42224403  te pandehurit Ilir Sulo dhe i ka thënë se nga java tjetër do pinin kafe pasi ishte i zënë.

Në datën 17.09.2009, ora 1845.49, i pandehuri Artan Berberi i ka telefonuar te pandehurit Ilir Sulo dhe e pyet nëse gjithcka po shkon mirë.  I pandehuri Ilir Sulo i përgjigjet se gjithcka është mirë me përjashtim të Agurit ( të pandehurit  Agur Sadiku) për të cilin Iliri i thotë se ai do tia japë një tjetri. I pandehuri Artan Berberi  i thotë se ai e ka përgjysmë si punë me Agurin atë tender, ai vetë eshte i interesuar, se konkurenti i tyre ka hyrë në tender me një vlerë shumë të ulët, se ai (konkurenti) nuk ka asnjë analizë dhe asnjë dokument tjetër të saktë.

Në datën 18.09.2009, ora 1134.03, i pandehuri Ilir Sulo ka telefonuar të pandehurin Redi Popescu i cili eshte mik i përbashkët i tij dhe i te  pandehurit Bujar Muratit dhe i ka thënë që ta pyesë njëherë Bujarin se cfarë po bëhet ndonjë gjë për tenderin. I pandehuri Ilir i thotë se Bujari i ka thënë se do takohen pas një jave dhe se ndërkohë Bujari nuk po bën asgjë.

Në datën 18.09.2009, ora 1903.27, i pandehuri Redi Popescu ka telefonuar  te pandehurin Ilir Sulon dhe i ka thënë të hapë internetin se është bërë shpallja e fituesit të tenderit të këpucëve dhe se rezultatet Iliri i ka në rregull siç ia dha letrën atij .

Në datën 19.09.2009, ora 0812.12, i pandehuri Ilir Sulo ka marrë një telefonatë nga një shtetas (905522135044) i cili e pyet se si është bërë për tenderin. I pandehuri Ilir Sulo i thotë se çunat akoma nuk kanë mbledhur lekët dhe se ai ka kërkuar në disa vende 10% dhe në disa vende 5%. I pandehuri Ilir Sulo i thotë se këta çunat e kanë lënë nga e hëna  dhe se vetëm Jani (Jani Gjergjefi) është gati ndërsa Tani (Artan Berberi) nuk është gati akoma dhe se 6 7 milion lekë janë për tu mbledhur akoma. Gjithashtu, ai i thotë se Festimi (Festim Bashllari) e kishte lënë për 5% por ra dakort ti japë 10 % aq sa i kërkuan.

Në datën 20.09.2009, ora 1222.41, i pandehuri Ilir Sulo ka telefonuar të pandehurin Redi Popescu dhe ky i fundit i thotë se ai e ka mbyllur ashtu si donte Iliri.

Në datën 21.09.2009, ora 1034.27 i pandehuri Ilir Sulo ka telefonuar të pandehurin Jani Gjergjefi dhe i thotë se po shkonte ta takonte që ti merrte pjesën e tij që kishte për të paguar. Po këtë ditë, në orën 1121.53, i pandehuri Ilir Sulo ka komunikuar me shtetasin me numrin e telefonit 069 21 03 952 (Xhevi) dhe Xhevi i thotë se 30.000 euro ia ka bërë gati dhe se Iliri duhet ti japë lekët dhe eurot i ka gati për punë 1 ore.Pas 10 minutash nga kjo bisedë i pandehuri Ilir Sulo ka komunikuar me te pandehurin Redi Popescu dhe i ka thënë se do vinte në Tiranë ti takonte ndërsa i pandehuri Popesku i ka thënë se po e prisnin.

I pandehuri Jani Gjergjefi në datën 21.09.2009, ora 1134.19, ka komunikuar me një shtetas (069 20 80 780) dhe i ka thënë se po e priste Isa Beu i cili i kërkonte 8 milion lekë dhe i thotë se 4 milion lekë i ka vetë dhe i kërkon ti marrin dikujt tjetër 4 milion lekë borxh se do ia shlyejnë brenda javës.Pas 5 minutash personi e merr në telefon te pandehurin Jani Gjergjefi  dhe i thotë se i gjeti lekët dhe se kur do vinte ai.I pandheuri Gjergjefi i thotë se ai i kishte thënë se do vinte atë d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›