Tahiri, përkujton arkitektin Rexhep Luci

Kryetari i Aleancës për Prishtinën Besnik Tahiri me bashkëpunëtorë bënë homazhe me rastin e 13 vjetorit të vrasjes së arkitektit Rexhep Luci.
"Arkitekti Rexhep Luci duhet të kujtohet përherë si një profesionist tejet i guximshëm në fushën e planifikimit dhe urbanizmit. Ai shquhej për një vendosmëri dhe guxim intelektual dhe qytetar. Luci, do të shërbej si shembull i një profesionisti të guximshëm për të gjithë urbanistët e rinj për faktin se ai kishte vizionin dhe guximin për të parandaluar shëmtimin që i është bërë dhe ende i bëhet Prishtinës" ka vleresuar Tahiri.
Duke folur për Lucin, Tahiri theksoi se mbrojtja e pronës publike dhe rregullit urban e arkitektonik të kryeqytetit nuk janë dëshira por obligim dhe bazament i punës në qeverisje lokale. Nga ana e tij, Tahiri ka thene se do të jëtë garantuesi i parë në vendosjen e rregullit në planifikimin urban./Indekosnline/