E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suspendohet vëllau i shefit të AKI-së

Është suspenduar nga puna shefi i logjistikes në Policinë e Kosovës, Agim Smaka, vëllai i shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj.

Burime të sigurta të infoGLOBI-it kanë bërë të ditur se Smakaj, ka pasur një incident me veturën zyrtare të policisë, mirëpo ai ka ikur nga vendi i ngjarjes duke mos lajmëruar policinë.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur të premten, Policia e Kosovës, pretendon se nuk ka informata nëse është suspenduar Smakaj. Ata nuk kanë arritur ta pohojnë e as mohojnë lajmin.

“Nuk kemi informata të tilla. Në momentin që kemi do ju njoftoj”, ka thënë zyrtarja e Policisë për informim, Sabrije Kamberi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›