Tahiri takon ministrin grek të rendit: Të mos pengohet lëvizja e shqiptarëve
Ministri i Brendshëm i zgjedhur Saimir Tahiri ka kërkuar të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë, deri sa të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e toponimeve.
Në një takim me ministrin grek të rendit, Tahiri ka theksuar se duhet të garantohet parimi i reciprocitetit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.
Duhet të intensifikojmë bashkëpunimin për të garantuar lëvizjen e lirë si dhe për të garantuar dinjitetin e shtetasve tha Tahiri.
Ai ka shtuar se qeveria e re ka vullnet për të intensifikuar bashkëpunimin për sigurinë, luftën kundër trafiqeve dhe krimit.
Duhet luftë trafikut të përbashkët të qënieve njerëzore ,drogës dhe krimit të organizuar ka theksua Tahiri.
Ndërsa nga ana e tij, ministri grek i rendit theksoi se qeveria helene mbështetje qeverisë së re shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama si dhe policisë shqiptare.