Hoffman:Shqipëria ka shansin të tregojë se do të ecë përpara
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Helmut Hoffman është shprehur sot se do të presë me interes zyrtarizimin e mandatit të ri qeveritar dhe zhvillimet në vend.
I pyetur nga mediat gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Avokatin e Popullit në lidhje me shkurtimet që pritet të bëjë qeveria e re në administrate, ambasadori gjerman theksoi:
Ne e presim me interes zyrtarizimin e qeverisë së dhe është misioni ynë ti vëzhgojmë zhvillimet politike në vend. Por besoj seshqipëria ka shansin që ajo të tregojë se do të ecë përpara drejt rrugës së reformave dhe të integrimit në Bashkimin Europian. Jam optimist që do të shënohet një hap i ri në zhvillimin e kulturës politike në vend. Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar ngushtë me Shqipërinë për një zhvillim ekonomik dhe social të vendit.
Ambasadori gjerman gjithashtu kërkoi angazhimin e të gjitha institucioneve shtetërore por edhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për zgjidhjen e çështjes me romët.
“Kam ndjekur me vëmendje çështjen e romëve. Kjo tematikë prekupon edhe shumë shoqëri të tjera përveç asaj shqiptare. Edhe në Gjermani po trajtohet një tematikë e tillë. Për Gjermaninë mund të them se shumë institucione angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje kontruktive. Sigurisht në këtë kontekst që të gjitha institucionet duhet të luajnë rolin e tyre. Jam tepër i sigurt që të gjithë faktorët do të bashkëpunojnë për gjetjen e zgjidhjes së kësaj tematike. Dua të theksoj që me këtë tematikë nuk duhet të merren vetëm institucionet shtetërore por edhe përfaqësues të shoqërisë civile shtoi ambasadori.